Shkup, të mbrohen në shqip magjistraturat dhe doktoraturat në UKM

Nga Redaksia 06.04.2018 10:22

Në Katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë UKM-së, sikurse vërejti rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani, prej vitesh është një fenomen i pa lakmueshëm.

Punimet e magjistraturës dhe doktoraturës janë në gjuhën shqipe, kandidatët gjithashtu shqiptarë, por duhet të mbrohen në gjuhën maqedonase, sepse kështu kërkon Statuti i UKM-së.

Propozim-ligji për arsim të lartë është diskutuar të enjten gjatë një seance të debatit të hapur që organizoi Parlamenti dhe, ku krahas përfaqësuesve të Ministrisë dhe Parlamentit, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të universiteteve, instituteve, organizatave studentore dhe shoqërisë civile, shkruan gazeta KOHA.

Pavarësisht disa ndryshimeve, që janë vlerësuar si pozitive në kontekst të lirisë akademike, autonomisë universitare, mekanizmave për kontrollin e cilësisë, kthimin e demostratorëve dhe asistentëve (si kategori të punësuarish nga vetë fakultetet), prapë se prapë edhe ky Propozim-ligj nuk ofron zgjidhje për shumë problem esenciale. Kështu, pavarësisht autonomisë së garantuar universitare dhe lirisë së shtuar akademike, rektori i Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup, Jakullovski tha se ka nene që janë në kundërshtim me parimet fondamentale të Procesit të Bolonjës për universitetet e integruara.

Neni 15 i Propozim- ligjit, sqaroi rektori i UKM-së, u mundëson njësive akademike të organizohen si subjekte të pavarura dhe me këtë – prishet karakteri integrues i universiteteve. Ndërkaq, formula e financimit, që sikurse vërejti Aziz Pollozhani, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, edhe ashtu ka qenë problematike, vazhdon të mos ofrojë as tani ndryshime që do të bënin diferencës.

“Cilësia e arsimit lidhet direkt edhe me modelin e financimit. Nuk mund të pritni cilësi në arsimin e lartë derisa të hyrat financiare të universiteteve varen nga të hollat që gjenerojnë studentët. Në ekonominë e tregut vlen rregulli ‘kush paguan, orienton politikat’. Ne duhet ti bëjmë institucionet e arsimit të lartë sa më pak të varura prej studentëve. Varshmëria prej studentëve na lidh direkt me cilësinë më të dobët”. tha Pollozhani. Prandaj, sipas tij, duhet të rriten financimet e universiteteve nga buxheti i shtetit dhe në të njëjtën kohë, Ligji të trajtojë financiarisht jo vetëm studimet e ciklit të parë, por të tria cikleve njëkohësisht, ashtu sikurse veprohet me Procesin e Bolonjës.

Rektori Pollozhani kërkoi gjithashtu që Ligji i ri të ofrojë zgjidhje edhe për përdorimin e gjuhës shqipe gjatë mbrojtjes së magjistraturave dhe doktoraturave në kuadër të fakulteteve të UKM-së, të cilat organizojnë studime në gjuhën shqipe.

“Në Katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë UKM, prej vitesh është një fenomen i pa lakmueshëm. Kandidatët, edhe pse janë shqiptarë edhe pse tema është në gjuhën shqipe, që të mund të mbrohen para komisionit, duhet të përkthehen në gjuhë maqedonase, sepse kështu kërkohet me Statutin e UKM-së. Prandaj duhet që Ligji të ofrojë një zgjidhje edhe për këto raste”, u shpreh Pollozhani, duke i kërkuar ministres Renata Deskovkës që kjo çështje të mos mbetet në mëshirën e statuteve të universiteteve. Bashkim Ziberi, profesor në Universitetin e Tetovës, kërkoi që krahas Ligjit për Arsim të Lartë, të nxirret edhe Ligji për hulumtime shkencore dhe në të njëjtën kohë të mendohet edhe formimi i një Qendre Kombëtare të Kumtimit, me qëllim që laboratorët për të cilët Qeveria e kaluar harxhoi 32 milionë euro, të mund të shfrytëzohen nga të gjithë.

Unioni i Nxënësve Shqiptarë u ndal gjithashtu në nene që kanë të bëjnë me çështjen e përdorimit të gjuhëve. Kryetari Egzon Shabani kërkoi që të korrigjohet neni 144 me të cilën kërkohet që krahas maqedonishtes si lëndë e veçantë, të realizojnë në gjuhën maqedonase të paktën edhe dy lëndë të tjera në gjuhën maqedonase. “Ne si shqiptarë nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por jemi kundër imponimit që dy lëndë profesionale ti realizojmë në gjuhën maqedonase”, u shpreh Shabani. /koha.mk/

 

 

 

Nga Redaksia 06.04.2018 10:22
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.