Facebooku dhe të drejtat e privatësisë

Nga Redaksia 02.04.2018 10:04

Facebooku vazhdon të ndjejë pasojat negative të skandalit lidhur me trajtimin e të dhënave të përdoruesve dhe privatësisë. Ligjvënësit amerikanë dhe evropianë po i bëjnë thirrje shefit të Facebookut Mark Zuckerberg për të dhënë dëshmi, ndërkohë që entet rregullatore kanë hapur hetime.

Për dy miliardë njerëz në mbarë botën, Facebooku është një mënyrë për t’u lidhur me njëri-tjetrin. Por presioni po rritet në rrjetin e medias sociale për të ndryshuar. Debatet që janë hapur së fundmi lidhur me praktikat që ndjek Facebooku lidhur me të dhënat e klientëve kanë çuar në thirrje për rregullore më të forta, transmeton Zëri i Amerikës. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg, pritet të dëshmojë në Uashington për këtë çështje në javët e ardhshme. Disa firma kanë ndaluar reklamimet në faqen e medias sociale derisa të mësojnë më tepër.

“Në Mozilla, ne i hoqëm reklamat tona nga Facebooku javën e kaluar....dëshirojmë të shohim pak më shumë transparencë ndaj konsumatorit dhe pak më shumë zgjedhje për ta. Ky është një hap i vogël për të thënë ‘kur të filloni ta merrni pak më seriozisht dhe të bëni këto ndryshime, ne do të kthehemi platformën tuaj” thotë Denelle Dixon.

Denelle Dixon është e dyta në detyrë në kompaninë teknologjike Mozilla, krijues i Firefoxit. Kompania e saj dëshiron që Facebooku të jetë më transparent me përdoruesit që të mësojnë se ç’bëhet me të dhënat e tyre.

“Mënyra më e thjeshtë për ta trajtuar këtë çështje, është që të mos ketë surpriza nga Facebooku. Mos i habitni përdoruesit ose konsumatorët. Dhe nëse e bëni, duhet të merrni përgjegjësi dhe të thoni se ç’keni bërë. Dhe se si do e ndreqni” shpjegon Dixon.

Por edhe nga kritikët e Facebookut, nuk flitet seriozisht për fshirjen e profileve. Komunikimi në mediat sociale do të qëndrojë.

“Pavarësisht se Facebooku është në qendër të vëmendjes tani për arsye shumë të mirë, ky problem nuk është vetëm i Facebookut. Ky është një problem me shumicën e rrjetit. Modeli i biznesit bazohet nga grumbullimi i të dhënave, gjë që nuk mund të vazhdojë kështu e të bashkëjetojë me të drejtat e privatësisë” thotë Gennie Gebhart, e “Electronit Frontier Foundation”, një grup lobist për të promovuar të drejtat civile në internet.

Kur bëhen thirrje për ligje të reja, gjithmonë ka shqetësime në Silicon Valley se forcimi i rregullave do të dëmtojë bizneset e reja dhe ato më të voglat. Por Facebooku është aq i madh sa që mund të ketë nevojë të mbahet përgjegjës më gjerësisht.

“Një hap shumë konkret që mund të merret është një auditim i pavarur se si Facebooku po i ruan, i mbledh dhe i përdor të dhënat tona...Ne kemi nevojë për një analizë të pavarur nga një grup që nuk i përgjigjet Facebookut, por që u përgjigjet përdoruesve” thotë zonja Gebhart.

Në një aktivitet për sipërmarrësit e huaj në San Francisko, pjesëmarrësit thonë se është një moment kyç për Facebookun dhe të gjitha mediat sociale.

“Unë mendoj se kjo është diçka pozitive për Facebookun. Është një mundësi për ta që të mendojnë se si të rriten dhe të vazhdojnë në të ardhmen” thotë Huan Fang, themelues i “Ripple Ideas”.

Qoftë nga rregullat e reja ose vetë-rregullimit, e ardhmja e Facebookut është në rrezik.

 

 

Nga Redaksia 02.04.2018 10:04
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.