Për çdo sëmundje rekomandohet një lloj i caktuar bananeje. Zbuloni cilën duhet të hani ju!

Nga Redaksia 28.03.2018 10:00

Bananet janë një ushqim shumë i shëndetshëm. Vitaminat dhe elementët përbërës të bananes mbrojnë trupin tuaj.

Më poshtë këmi përgatitur një listë me 10 vetitë kryesore të këtij fruti tropikal, dhe të gjitha këto varen nga lëkura e bananes. Ne nuk po ju themi që të mos hani ato që janë më të verdha dhe të mos konsumoni ato që janë  jeshile ose e kundërta, thjesht për çdo sëmundje rekomandohet një lloj i caktuar bananeje.

1.Parandalimi i sëmundjeve onkologjike

Bananet përmbajnë një proteinë specifike(tumor necrosis ) që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene. Bananet me lëkurë më të errët kanë më shumë nga kjo proteinë.

2.Heq dhimbjet e muskujve

Mungesa e mineraleve është shkaktari kryesor i spazmave muskulare. Duke konsumuar produkte që janë të larta në potasium dhe magnez si bananet, ju mund të parandaloni dhimbjet e muskujve. Prandaj atletët e ndryshëm i përfshijnë ato në dietën e tyre.

3.Parandalues i sëmundjeve të veshkave

Ushqimi që përmban sasi të larta potasiumi ndihmon në parandalimin e daljes së gurëve në veshka. Sipas një studimi, konsumimi i rregullt i bananeve gjithashtu ul mundësinë e shfaqes së malignancies deri në 40%.

4. Fuqizon zemrën

Një dietë e pasur me potasium u rekomandohet atyre që kanë tension të lartë të gjakut dhe janë të presdispozuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Konsumimi ditor i 1.3 gramëve nga ky frut ul rrezikun e infarkteve kardiake me 26%. Për t’ja siguruar trupit tuaj këtë sasi, duhet të hani 2 deri në 3 banane në ditë, në varësi të peshës së tyre.

5. Vena të pastra

Kolesteroli është një shkaktar i madh i pengesës vaskulare, e cila çon në aterosklerozë. Bananet përmbajnë phytosterols, të cilat ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak dhe ju sigurojnë një sistem vaskular të shëndetshëm.

6. Stomak i shëndetshëm

Bananet janë të rekomanduara për njerëzit me ulçerë në stomak dhe ata që janë në grupin e rrezikut. Ato përmbajnë një enzimë të veçantë që rrit sekretimin e mukusit që mbron muret e barkut.

7. Burim energjie

Bollëku i vitaminave dhe mineraleve e bëjnë bananen një burim të madh energjie. Karbohidratet e thjeshta janë më të shpejta për tu tretur dhe mund të plotësojnë burimet tuaja të energjisë pothuajse menjëherë nëse keni nevojë.

8. Humor më i mirë

Bananet përmbajnë dopaminën “hormonin e lumturisë”,  bashkë me vitaminën B e ndikon pozitivisht tek sistemi nervor. Këto veti lejonë bananet të futet  në listën e ushqimeve që duhet ti konsumoni nëse ndiheni të mërzitur.

9. Ndihmon me diabetin

Këto fruta tropikale kanë një lloj të caktuar të niseshtes rezistente brenda tyre që ndihmon në përmirësimin e gjendjes së një personi me diabet mellitus tip 2. Megjithatë, duhet të theksohet se bananet jeshile përmbajnë më shumë nga kjo substancë. Një banane e gjelbër me madhësi mesatare ka 12.5 gramë niseshte, ndërsa një e pjekur përmban vetëm 5 gramë. 

 

Nga Redaksia 28.03.2018 10:00
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.