Sinani: Plani aksional për refugjatët nuk u votua nga PVD
Lokale

Sinani: Plani aksional për refugjatët nuk u votua nga PVD

28.Mar.2018 09:21
0
Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik ë Preshevë, Ardita Sinani përmes një deklarate për media është shprehur lidhur me vendimin e fundit të këshillit komunal për shfuqizimin e planit askional për avancimin e pozitës së refugjatëve .

Kjo është deklarata e plotë e Ardita Sinanit:

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës
Gjatë ditës së djeshme ishim dëshmitarë të shfuqizimit të Planit Aksional për avansimin e pozitës së migrantëve në komunën e Preshevës. Ky shfuqizim është bërë në mbledhjen e djeshme të Këshillit Komunal, për të cilin që nga përfundimi i procesit zgjedhor ishte mbledhja e parë.
Vlen të jipen disa sqarime të shkurta në mënyrë kronologjike rreth këtij Plani Aksional dhe mënyrës së miratimit të tij, të cilin Partia për Veprim Demokratik dhe unë personalisht e kundërshtuam fuqishëm, duke e cilësuar të rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm, gjë për të cilën koha po e dëshmon se kemi pasur të drejtë.

Plani Aksional u miratua gjatë bashkëqeverisjes tonë me Alternativën për Ndryshim, mirëpo në mbledhjen e Këshillit Komunal të datës 30 dhjetor 2016 ky Plan u miratua vetëm me votat e anëtarëve të APN dhe me kundërshtime të bazuara në argumente nga ana e anëtarëve të PVD në Këshill Komunal.
Ishte pikërisht kjo njëra ndër shkaqet por më kryesorja e prishjes së koalicionit me APN, e gjithashtu insistimi për miratimin e këtij Plani ishte një argument i qartë se lideri i saj ashtu siç e cilësuam me të drejtë ishte një misionar dhe një individ i nënshtruar ndaj strukturave shtetërore serbe për interesa të ngushta.
Që nga dita e miratimit e deri më sot opinionit të komunës së Preshevës, por edhe më gjerë i ofruam fakte e argumente pse miratimi i këtij Plani ndryshon artificialisht demografinë e popullatës së komunës tonë dhe se është i rrezikshëm dhe shumë i dëmshëm. Në atë kohë unë personalisht por edhe Partia për Veprim Demokratik u akuzuam se kjo ishte bërë për poena politik dhe për fushatë parazgjedhore. Pikërisht zmbrapsja e pushtetit sot, më bën krenare që isha pjesë e ngritjes së një kauze për mbrojtjen e identitetit kombëtarë. Gjithashtu shfuqizimi i këtij Plani më jep motiv dhe më bën edhe më krenare që me këmbëngulësi e mbrojta kauzën të cilën e ngritëm.

Shfrytëzoj rastin që të falëminderoj të gjitha subjektet politike Shqiptare në Luginë të Preshevës, mediat dhe një pjese të shoqërisë civile e cila iu bashkangjit Partisë për Veprim Demokratik në kauzën e kundërshtimit të këtij Plani të dëmshëm dhe të rrezikshëm për banorët tanë. Dita e djeshme e vërtetoi që kundërshtimi i Planit Aksional nga ana e PVD-së nuk ishte thjeshtë dhe vetëm pjesë e fushatës, por e tëra u bë për mbrojtjen e interesit të qytetarëve Shqiptarë të komunës së Preshevës.

Unë sot dua të besoj shumë se shfuqizimi i Planit Aksional do të përcillet edhe me njoftimin e Komesariatit për refugjatë dhe Ministrisë për çështje sociale me vendimin e djeshëm, e mos të mbetet vetëm vendim sa për të mbuluar turpin e 30 dhjetorit të vitit 2016. Gjithashtu dua të besoj se shfuqizimi i Planit Aksional ka ardhur si rezultat i vetëdijësimit të pushtetit lokal se miratimi i tij ka qenë një gabim me pasoja të mëdha, e mos të ketë ardhur vetëm si rezultat i presionit publik.

Për fund, kërkoj nga të gjitha mediat lokale, në veçanti ato të afërta me pushtetin, që shfuqizimin e Planit Aksional të mos e paraqesin si sukses. Shfuqizimi i djeshëm në rastin më të mirë është tërheqje mbrapa nga vendimi i dëmshëm e i turpshëm i 30 dhjetorit të vitit 2016. 

Gjithashtu nga kryetari aktual jam quajtur gënjeshtare dhe shpifëse. Shfuqizimi i djeshëm vërtetoi realitetin që kurrë nuk kam akuzuar dikend pa argumente, nuk kam qenë, nuk jam dhe kurrë nuk do të jem shpifëse por do të kontribuoj në dobi të qytetarëve!
Faleminderit!

Fillon aksioni humanitar "Shporta e Ramazanit" në Bujanoc
PDSH: Të mbahet kuvendi i këshilltarëve shqiptarë në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration