Reagim: Beogradi, diskriminon projekt-propozimet shqiptare të Luginës së Preshevës
Lokale

Reagim: Beogradi, diskriminon projekt-propozimet shqiptare të Luginës së Preshevës

19.Mar.2018 21:01
0
Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, nga Beogradi, diskriminon projekt-propozimet shqiptare të Luginës së Preshevës

Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, ka reaguar lidhur me publikimin e rezultateve të Konkursit, më 9 mars, nga Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, nga Beogradi, rreth projekt-propozimeve për zhvillimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtat e të njeriut në Republikën e Serbisë në "zbatimin e politikave anti-diskriminuese në Republikën e Serbisë për vitin 2018", duke përjashtuar, në përgjithësi, të gjithë aplikuesit shqiptarë.

Në Listën e projekt- propozimeve të pranuara nga Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, nuk gjendet asnjë shoqatë shqiptare e regjistruar në Serbi, e cila, të paktën të ketë fituar një fond simbolik për zhvillimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtat e të njeriut shqiptar në Serbi.

Në faqen zyrtare të kësaj kancelarije për të drejtat e njeriut pakicë, bëhet e ditur se në konkursin e 22 janarit të vitit 2018 dhe i cili është mbyllur, më 7 shkurt të vitit 2018 nga gjithsej 150 aplikimeve të shoqatave në Serbi, kanë fituar fonde vetëm 30 sish, nga të cilat asnjë shoqatë shqiptare.

Prej 30 shoqatave, të cilat patën fatin e komisionit për ndarjen e projekteve: 17 janë nga Beogradi e të tjerat nga qendra të tjera të Serbisë, duke përfshirë një apo dy shoqata nga Sanxhaku.
Nga Lugina e Preshevës kanë aplikuar në Zyrën për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, me projekt-propozime katër shoqata, prej të cilave asnjëra nuk është vlerësuar pozitivisht nga komisioni për ndarjen e projekteve.

Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, ka reaguar lidhur me rezultatet e konkursit të Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, në Beogradi, me këto padrejtësi në ndarjen e projekteve për zhvillimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtat e të njeriut në Republikën e Serbisë.

Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, ashtu edhe disa shoqata të tjera edhe pse kanë aplikuar për çdo vjet, nuk kanë fituar asnjë projekt, por në emër të shqiptarëve kanë thithur fonde shoqata, të cilat drejtohen nga serbët e Beogradit me rrethinë.

Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, në Serbi, është financuese e Këshillave Nacionale, në këtë drejtim edhe të Këshillit Kombëtar Shqiptar, me një buxhet të reduktuar dhe të degraduar tej mase, duke vënë në pozitë të palakueshme edhe shoqatat, që merren ekskluzivisht me të drejtat e njeriut.

Një shembull i tillë vlen edhe për Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili nga viti 2012 e këndej nuk ndanë projekte për shoqatat joqeveritare, a në anën tjetër së bashku me Zyrën për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, pranon fonde të shumta nga ndërkombëtarët për avancimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi, thuhet në reagimin e BKSH “Perspektiva”/Sevdail Hyseni/

Gjermania parandaloi marrëveshjen Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës, Lugina jashtë agjendës?
Fillon pagesa e bursave për studentët në komunë të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration