Ymeri: Gjendja e arsimit në Luginën e Preshevës nuk dallon nga vitet e 90-ta
Lokale

Ymeri: Gjendja e arsimit në Luginën e Preshevës nuk dallon nga vitet e 90-ta

07.Mar.2018 17:07
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymeri gjatë aktiviteteve të mbajtura në Bujanoc dhe Preshevë lidhur me festën e ditës së mësuesit "7 Mars", është shprehur se gjendja e arsimit shqip është e vështirë dhe se më tej po ushtrohet një diskriminim tashmë i dëshmuar.

Kjo është deklarata e plotë e Shukri Ymerit: 

Kam kënaqësinë që në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, t’ua uroj 7 Marsin - Ditën e Mësuesit, për kontributin e dhënë ndër vite për përhapjen e arsimit shqip. 

Në këtë urim më lejoni, që të shprehi mirënjohje të thellë dhe falënderime pa fund për mbarëvajtjen e arsimit dhe shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të veteranëve të arsimit në këtë fushë nga më të ndjeshmet të shoqërisë sonë. 

Sipas legjislacionit të Republikës së Serbisë, të gjithë personat në Serbi kanë të drejtë të barabartë për arsimim cilësor. Ekzistojnë ligje të veçanta për të garantuar që komunitetet pakicë gëzojnë, në mes kërkesave të tjera, qasje të plotë në arsim në gjuhën e tyre, që synon të sigurojë mundësi të barabarta në raport me shumicën.

Megjithatë, pavarësisht nga baza e fortë ligjore, shqiptarët - vazhdojnë të përballen me sfida të rëndësishme në arsimimin e tyre, si sfera më e ndjeshme e Luginës së Preshevës edhe më tej ushtrohet një diskriminim tashmë i dëshmuar si:

  • Programet joadekuate të cilat nuk e respektojnë nevojën e ruajtjes dhe të kultivimit të identitetit kombëtar, kulturës dhe traditës shqiptare,
  • Mungesa e teksteve shkollore dhe mjeteve shtesë për punë,
  • Bibliotekat e furnizuara dobët me libra shkollorë,
  • Problemi mos njohjes së statusit të diplomave të lëshuara në Kosovë dhe me njohjen e diplomave të lëshuara në Shqipëri dhe Maqedoni,
  • Problemet për njohjen e diplomave nga ana e Shërbimit Kombëtar për punësim si dhe një mori problemesh që janë shprehur në fushën e arsimit dhe shkollimit në gjuhën shqipe. 

Më lejoni të theksoi se gjendja e arsimit në Luginën e Preshevës nuk dallon shumë nga arsimi i shqiptarëve gjatë viteve 90-ta në shumë aspekte. Por gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh gatishmërinë e plotë për të bashkpunuar dhe bashkrenduar të gjitha energjitë në zgjidhjen e problemeve të arsimit për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në këtë drejtim kemi ftuar Ministritë e Arsimit si të Republikës së Shqipërisë ashtu edhe të Republikës së Kosovës e që i shohim si partnerin më strategjik dhe më të besueshëm në zgjidhjen e kësaj problematike.

Të vetëdijshëm me gjendjen në shkollat tona, me statusin e mësimdhënësit dhe të nxënësit, edukimi dhe shkollimi duhet të vazhdojë për hirë të trashëgimisë që mbajmë të gjithë mbi supet tona. Për hirë të sakrificës së gjeneratave të kaluara, për hirë të gjeneratave që do të vijnë, për hirë të stoicizmit dhe qëndresës - se të ardhmen mund ta ndërtojmë vetëm mbi dijen.

Uroj që ky 7 Mars të sjell suksese të mëdha në arsim dhe frymëzoj gjeneratat e reja të mësimdhënësve për më shumë kualitet dhe profesionalizëm. Besoj fuqishëm që vitet në vijim do të sjellin rezultatet më të lakmueshme dhe që Lugina e Preshevës përmes shkollës shqipe do të ruaj dhe avancoj identitetin kombëtar të shqiptarëve. Me bindje se shkolla shqipe gjithmonë ka qenë themel i progresit dhe prosperimit drejt një të ardhme më të ndritur. Urime dhe Suksese.

 

Ju Faleminderit

 

 

Kujtimi për mësuesin veteran, Latif Thaçi nga Bujanoci
Sadriu: Në Preshevë është hapur perspektivë e re politike dhe ekonomike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration