Ramadani: Rrugët në komunën e Bujanocit po pastrohen, qytetarët ankohen
Lokale

Ramadani: Rrugët në komunën e Bujanocit po pastrohen, qytetarët ankohen

27.Feb.2018 13:09
0
Sipas kryeshefit të drejtoratit për investime dhe zhvillim në komunën e Bujanocit, Enver Ramadani rrugët lokale janë të kalueshme mirëpo gjatë ditës së sotme është intervenuar edhe në rrugën rajonale Breznic-Muhoc .

Ai gjatë një bisede për Titulli.com u shpreh se nga 25 Shkurt kanë filluar intervenimet për pastrimin e rrugëve në qytetin e Bujanocit dhe në fshatrat Dobrosin, Osllarë, Tërnoc dhe Mal Tërnoc, Karadnik, Zhbevc, Klenik dhe Sejac.

Ramadani theksoi se drejtorati është në gjendje gatishmërie për të intervenuar në çdo moment aty ku shfaqen pengesat në komunën e Bujanocit si dhe janë në kontakt me të gjitha bashkësitë lokale.

“Organi mbikëqyrës me kryeshefin për investime dhe zhvillim si dhe shtabi për emergjenca janë duke përcjellë gjendjen në vazhdimësi dhe se tani për tani gjendja është stabile dhe rrugët janë të kalueshme”, deklaroi Ramadani.

Sipas Ramadanit për mirëmbajtjen e rrugëve lokale për këtë vit është e kontraktuar kompania “Saba Belca” nga Presheva.

Qytetarët po ankohen për mos interesim të mjaftueshëm të komunës për pastrimin e rrugëve lokale në territorin e komunës së Bujanoci./Titulli.com/

 

Rrëmbimi i Euridikës, libri më i ri i poetit nga Presheva
Komedia "Maratonistët" do të shfaqet në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration