Ndërmjetësimi Kosovë-Serbi, Gabriel viziton Beogradin dhe Prishtinën

Nga Redaksia 14.02.2018 12:39

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel (SPD) ka nisur sot një vizitë dyditore në Ballkan.

Së pari do të vizitojë Beogradin e më pas edhe Prishtinën.

Qëllimi kryesor i vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel në Serbi dhe Kosovë, në radhë të parë, është Strategjia e Brukselit për anëtarësimin e Serbisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por edhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës.

Gabriel ka mbërritur në Beograd ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq, me të cilin para gazetarëve do të publikojnë rezultatet e takimit dhe qëndrimet e palëve.

Ndërsa pasdite Gabriel niset për në Kosovë ku do të takohet me aturoritetet e atjeshme.

Strategjia e BE

Tema kryesore e takimeve është qëndrimi gjerman ndaj Strategjisë së re të BE, për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Strategjia prashikon që Serba dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE, deri në vitin 2025.

Por Serbia përveç realizimit të kapitujve të tjerë, duhet të nënshkruajë një marrëveshje obliguese juridike për normalizimin e raporteve me Kosovën. Brukseli është kundër anëtarësimit të vendeve të cilat kanë probleme territoriale mes vete.

Sa i përket Kosovës, Gabriel do ta vizitojë ate në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, të cilën sipas të dhënave zyrtare, e kanë njohur 114 vende.

Ndërmjetësimi

Bashkimi Evropian dhe Gjermania janë ndër sponsorët kryesorë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve mes këtyre vendeve.

Dialogu është ndërprerë së fundi për shkak të vrasjes së Oliver Ivaqnoviqit, por pritet të vazhdojë. Ndërsa marrëveshja për normalizimin e raporteve pritet të nënshkruhet deri në fund të vitit 2019.

Pas qëndrimit në Kosovë, ministri i Jashtëm gjerman do të shkojë për vizitë edhe në Bullgari ku do të takohet me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE, e të premten dhe në fundjavë do të jetë prezent edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku do të jenë edhe shumë politikanë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e fundit?

Në Partinë Socialdemokrate (SPD) kanë ndodhur kohët e fundit ndryshime dhe turbulenca të mëdha, ku ka qenë i përfshirë edhe vet ministri Gabriel.

Ndaj është shumë e mundur që kjo të jetë edhe vizita e tij e fundit në këtë rajon si ministër i Jashtëm.

Filllimisht është thënë se shefi i diplomacisë gjermane në katër vitet e ardhshme do të jetë Martin Schulz, por ai është tërhequr nga synimi për të marrë këtë post, pas presioneve të mëdha brenda partisë SPD.

Ndërkohë që as Gabriel nuk është i sigurt se do të vazhdojë të qëndrojë në postin e minsitirt të Jsashtëm, sepse edhe ai ka qenë pjesë e mosmarrëveshjeve. Për këtë do të vendoset pas deklarimit të anëtarësisë  së SPD për vazndimin apo jo të koalicionin me CDU/CSU.(DW)

Nga Redaksia 14.02.2018 12:39
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.