City fiton, Tottenham nxjerr një barazim

Nga RedaksiaR 14.02.2018 08:47

Sonte në kuadër të Ligës së kampionëve u zhvilluan 2 ndeshje

Në ndeshjen e parë Manchester City dominoi plotësisht kundër Baselit, duke fituar me rezultat 4 me 0. Golin e parë e shënoi mesfushori gjerman Ilkay Gundogan, me asistimin e Kevin de Bryne në minutën e 14të. Goli i dytë erdhi vetëm 4 minuta më pas. Ishte portugezi Bernardo Silva që dërgoi rezultatin në 2 me 0. Në minutën e 23të, sulmuesi argjentinas Sergio Aguero shënoi golin e radhës, duke dërguar rezultatin në 3 me 0.  Në minutën e 54ërt Ilkay Gundogan shënoi edhe një herë, me asistimin e Sergio Agueros për rezultatin përfundimtar 0 me 4.

Në anën tjetër u zhvillua një derbi i vërtetë në ndeshjen Juventus – Tottenham. Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë për skuadrën italiane, e cila pas një krosimi të Miralem Pjanic nga gjuajtja e lirë, gjeti argjentinasin Gonzalo Higuain i cili pa ndalur topin fare, shutoi dhe shënoi golin e parë. Ende pa u kthjellur mirë skuadra angleze, u akordua penalti për zikatrit, e këtë penalti ishte përsëri Higuain që e shëndërroi në gol në minutën e 9të. Për Tottenham ishte Harry Kane ai që arriti të shënojë gol  në minutën e 35-të për skuadrën londineze, pas topit të Dele Alli-t, ndërsa në minutën e 72të, kur mesfushori danez Christian Eriksen shënoi gol nga gjuajtja e lirë. Tottenham u ndanë shumë të kënaqur nga një ndeshje që filluan në mënyrën më të keqe, tani që do të presin Juventusin në shtëpi, e që kanë shënuar 2 gola si mysafir.


Nga RedaksiaR 14.02.2018 08:47
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.