Thaçi: Debatet për shkëmbim territoresh janë të kota

Nga RedaksiaR 13.02.2018 08:48

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se debatet për shkëmbim të territoreve janë të kota dhe pa kurrfarë kuptimi.

Ai këto komente i bëri pas takimit me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

 

“Janë gjëra të tejkaluara. Edhe më herët ka pasur ide për ndarje dhe për shkëmbim territoresh, madje të bëra edhe nga disa lider. Unë mendoj se respektimi i integritet territorial është krucial per Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se ide të tilla nuk i sjellin të mira as vendit dhe as paqes në rajon, duke shtuar se ide të tilla nuk janë të institucioneve të Kosovës.

“Lakimi i emrit tim nuk është i rastësishëm. Për mua Bibël e Kuran është Kushtetuta e Kosovës. Dy javë më herët ishte deklarata e Sputnikut e cila u  përkthye keq nëpër disa media të Kosovës, ku është tentuar të krijohet huti”, ka shtuar Thaçi.

Kreu i shtetit tha se u jemi shumë mirënjohës institucioneve sllovene dhe popullit slloven për mirëkuptimin që kanë treguar gjithmonë për Kosovën, për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Sllovenia është një nga vendet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës. Kosova nuk do ta harroj kurrë këtë fakt, do ta respektojmë dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës për njohjen që i keni bërë Kosovës” tha presidenti Thaçi duke shtuar tutje se “Me këtë njohje keni ndihmuar edhe popullin e Kosovës, por edhe paqen, stabilitetin në tërësi në rajonin e Ballkanit perëndimor”.

Presidenti Thaçi duke vlerësuar lartë raportet bilaterale në mes të Kosovës dhe Sllovenisë, tha se ato kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të shkëlqyera, duke u bërë ftesë investitorëve sllovenë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

 

“Raportet tona bilaterale kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të mbesin të shkëlqyera. Ne nuk kemi ndonjë çështje të hapur. Ndihem tepër mirë që investitorët sllovenë janë prej më kryesorëve në Republikën e Kosovës, shfrytëzoj rastin edhe njëherë t’i ftoj edhe të tjerët të vijnë. Në Kosovë është krijuar një klimë e mirë, atraktive dhe inkurajuese për investitorët ndërkombëtarë, shembullin më të mirë e kemi atë të sektorit të energjisë kohëve të fundit që u nënshkrua marrëveshja mes institucioneve të Kosovës dhe kompanive amerikane për investime në sektorin e energjisë në Kosovë, që përfshinë një investim prej 1 miliardë e 300 milionë euro, investime këto që do të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen zhvillimore të Kosovës”, tha Presidenti Thaçi.

I pari i vendit tha se Kosova është njohur nga 115 shtete, është anëtarësuar në rreth 200 organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe se synimi dhe qëllimi jonë është që të jemi sa më shpejt pjesë  e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Kosova ka ndërtuar raporte të shkëlqyera me të gjithë fqinjët, edhe me Maqedoninë, edhe me Shqipërinë, edhe me Malin e Zi, e ka mirëpritur shumë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, si mesazhin më të mirë për paqe në rajon dhe frymës euroatlantike”, vijoi presidenti Thaçi.

Kurse sa i përket çështjes së demarkacionit, presidenti Thaçi tha se ajo problematikë i takon Kosovës, marrëveshja është e drejtë.

“Mes Kosovës dhe Malit të Zi, raportet tona janë të interesit të përbashkët, janë të shkëlqyera, janë strategjike. Po punojmë gjithashtu edhe me Serbinë që t’i implementojmë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel. Gjithashtu edhe gjatë këtij viti të arrijmë marrëveshjen tjetër historike atë përfundimtare që do të nënkuptonte normalizimin e plotë të marrëdhënieve edhe pajtimin mes dy vendeve tona si parakusht edhe për integrime evropiane”, shtoi presidenti Thaçi, duke vijuar tutje se “Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë aktive në luftë edhe kundër terrorizmit dhe gjithë ekstremizmave, ndërsa natyrisht sfidat tona në të cilat do të përballemi do t’i kalojmë bashkërisht në frymën evropiane. E kemi mirëpritur strategjinë e presidentit Junker për vendet e Ballkanit Perëndimor. Natyrisht Kosova ka pritur pak më tepër qartësi, por edhe Kosova do t’i kryen obligimet e veta edhe sa i përket çështjes së demarkacionit në një kohë të shkurtër, shpresoj në këtë drejtim dhe jemi duke punuar intensivisht. Gjithashtu edhe sa i përket themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Ai tha se po ndërtojmë pas 10 viteve të pavarësisë një Kosovë të re, evropiane, zhvillimore me fqinjësi të mirë dhe me perspektivë të sigurt euroatlantike. /Telegrafi/

 

 

Nga RedaksiaR 13.02.2018 08:48
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.