28 orë punë në javë, në Gjermani arrihet marrëveshje

Nga RedaksiaR 12.02.2018 14:13

Inxhinierët dhe punëtorët e thjeshtë të industrisë së rëndë në Gjermani nuk do të punojnë më më shumë se 28 orë në javë.

Kërkesa e tyre për një balancë më të mirë mes punës dhe jetës është miratuar. Unioni industrial “IG Metall”, më i madhi në Europë u njohu punëtorëve këtë të drejtë. Marrëveshja kolektive e mbi 900 mijë anëtarëve të tij në landin Baden-Vurtemberg, pritet të ketë një efekt domino dhe të përhapet me shpejtësi në gjithë Gjermaninë, transmeton Top Channel.

Marrëveshja mes punonjësve hyn në fuqi vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se që nga janari i 2019, çdo anëtar i unionit “IG Metall” nuk është i detyruar që të qëndrojë më shumë se 6 orë në ditë në punë.

Marrëveshja mbron gjithashtu punëmarrësit, duke përjashtuar punëdhënësit nga vendimi për të ndaluar punonjësit e tyre për të punuar vetëm 6 orë.

Ky pakt u arrit pas kërcënimeve të IG Metall për vazhdimin e protestave dhe të grevës nëse nuk miratoheshin kërkesat e tyre. Me ndryshimet e reja, mediat gjermane thonë se ka më shumë fleksibilitet për punonjësit, të cilët mund të zgjedhin që të kryejnë vetëm 28 orë punë në javë, ose të kryejnë edhe 40 të tilla.

Efektet e kësaj pritet që në vitin e parë të reflektohen në të paktën 4 milionë punonjës, pa përfshirë këtu se e njëjta gjë mund të shtrihet edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë gjermane.

 

Nga RedaksiaR 12.02.2018 14:13
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.