Afro 95% palët i drejtohen serbisht organeve komunale në Bujanoc dhe Preshevë

Nga Redaksia 12.02.2018 07:38

Në kontekstet gjyqësore është e domosdoshme prania e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësor, gjë e e cila është me rëndësi qenësore në realizimin e të drejtave të pakicave nacionale.

Me këtë pajtohen edhe bashkëbiseduesit e „Vranjske“-s, duke shtuar se pengesat gjuhësore në gjyqësorin e kësaj pjese të vendit, nuk paraqesin ndonjë problem të patejkalueshëm.

Përkthyesi Ylber Aliu konsideron se „konfuzioni gjuhësor nuk mund të shkaktoj shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të garantuara me ligj“.

- Meqë, dëshira e përbashkët dhe qasja e drejtë ekzistojnë, si bie fjala në prokurori dhe gjykata. Nëse pala deklarohet se nuk e di gjuhën e gjykatës, angazhimi i përkthyesit bëhet pa hezitim. Kjo është një procedurë e domosdoshme – thotë Aliu.

Ai shton se Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës amëtare „në parim është duke u zbatuar“. Ai thotë se në praktikë nuk ka probleme të dukshme sa i përket komunikimit. Ai thekson shembullin e Gjykatës themelore në Bujanoc e cila ka angazhuar përkthyes, ndërkaq sipas lëndës, të njëjtit angazhohen edhe nga Gjykata e lartë në Vranjë, rëndom në rastet e të pamaturuarve të cilët janë njohës të dobët të gjuhës.

- Kohëve të fundit ka pasur nevojë për më shumë interpret gjuhësor, për shkak të kontrabandimit me njerëz dhe situatës së përgjithshme të shkaktuar për shkak të pranisë së migrantëve – thekson Aliu.

Sipas tij, ktualisht ka numër të mjaftueshëm të interpretëve gjuhësor për dallim kur këta mungonin në të kaluarën.

- Në Beograd ka pasur përkthyes për gjuhën shqipe, deri sa në atë kohë përkthyes të tillë nuk kishte në Gjykatën e lartë në Vranjë. Në ndërkohë kapacitetet janë plotësuar andaj nuk ka ndonjë nevojë të shtuar për përkthyes dhe interpret gjyqësor – shton Aliu.

@Vranjske

Problemi tjetër përkon me saktësinë e përkthimit. Rade Ristiq, avokati publik i Komunës së Bujanocit, thekson se vlerësimi i saktësisë së përkthimit për çdo frazë ose fjali nga ana e interpretëve gjyqësor është një punë që nuk të bënë nderë, meqë ai që do të duhej të bënte një vlerësim të tillë do të duhej t'i njihte mirë, serbishten, shqipen dhe gjuhët e tjera.

- Nuk jam ndonjë njohës i gjuhëve të pakicave nacionale, nuk e njoh as shqipen, as gjuhën rome, mirëpo dyshoj se aplikimi i më shumë gjuhëve mund të shkaktoj ndonjë pështjellim dhe moskuptim. Në të vërtetë mendoj se nuk ka kurrfar pështjellimi, meqë kemi njerëz të kualifikuar dhe profesionist të cilët janë angazhuar në gjyqësor – thekson Ristiq.

Gjykata themelore në Bujanoc, thekson ai, ka përkthyes të kualifikuar. Ai ka qenë i pranishëm në disa shqyrtime dhe seanca gjyqësore kur kishte raste që pala të deklarohej se nuk e kupton gjuhën shqipe ose serbe.

- Gjykata në atë rast është e obliguar të siguroj përkthyes dhe sa i përket kësaj nuk ka kurrfar problemesh – shprehet i bindur avokati Ristiq.

Sipas tij, në procedurat në të cilat palët janë pjestarë të pakicës nacionale, gjykatat janë të obliguara të sigurojnë përkthyes.

- Besoj se ekzistimi i interpretëve gjyqësor është me rëndësi qenësore për realizimin e të drejtave të pakicave nacionale. Nëse mungojnë përkthyes për pjesëtarët e pakicave në jug të Serbisë, p.sh për romët dhe shqiptarët, ata duhet siguruar patjetër, meqë me këtë i obligon edhe ligji – apelon Ristiq.

Një burim i „Vranjske“-s, i cili kërkoi të mbetej anonim, ndërkohë që njohuritë për këtë temë i mbështet me fjalët se ka pasur rastin të përkthente tekste dhe libra universitar për Fakultetin ekonomik dhe atë juridik në Nish, si dhe për fakultetin ekonomik të Suboticës, sqaron se preciziteti i përkthimit varet nga përkushtimi i secilit përkthyes veç e veç.

@Vranjske

- Nganjëherë ndodhë që në njëfarë mënyre përkthimi të jetë më i rëndësishëm se origjinali, sepse është e domosdoshme që ajo çfarë është shkruar në ndonjë akt për palën të jetë e qartë si kristali, ose për palën që i nënshtrohet procedurës gjyqësore, andaj për këtë arsye përgjegjësia e përkthyesve dhe interpretëve gjyqësor bëhet edhe më me peshë – sqaron bashkëbiseduesi i portalit tonë.

Ai si një problem të madh e thekson fakti se qasja në institucione, mes tjerash edhe në gjykata në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kryesisht është në gjuhën serbe.

Thuaja se në 95% të rasteve palët i drejtohen organeve komunale dhe atyre gjyqësore në gjuhën serbe. Kërkesat e parashtruara në gjuhën shqipe në disa gjykata nuk pranohen e as evidentohen. Kjo është edhe për shkak të një shprehive të gjatë, ndërkaq çështje tjetër është niveli i vetëdijes së qytetarëve, të cilët nuk kanë informacione të mjaftueshme për të drejtat e tyre ligjore – na thotë burimi i „Vranjske“-s.

Ai veçon edhe faktorin e tretë me rëndësi, e këta janë liderët politikë shqiptarë, meqë janë përfaqësues të interesave të popullit të tyre dhe „kanë obligim kushtetues dhe ligjor që njerëzit t'i informojnë për të drejtat e qytetarëve, ndërkohë që ndoshta nuk janë angazhuar mjaftueshëm për t'i udhëzuar qytetarët në këtë materie“.

- Shtrohet çështja nëse ne kemi përkthyes të tillë... Duhet të jemi të vetëdijshëm se jetojmë në provincë, ndërsa si në çdo fushë tjetër edhe ekspertët eminent të përkthimit vështirë të gjenden në Preshevë, Medvegjë ose Bujanoc, por në Prishtinë dhe Beograd – konsideron bashkëbiseduesi ynë.

Problemi përkon me faktin se të drejtat e garantuara me Kushtetutë „shiten ose blihen“ nga ana e shqiptarëve.
- Interpretët gjyqësor nuk punojnë falas. Ai që e humbë kontestin i paguan shpenzimet procedurale, veçmas kur kemi të bëjmë me ekspertizën. Dikur gjykata në Bujanoc kishte përkthyesin e saj, i cili ka ndërruar jetë vite më parë, i cili ndihmonte palët drejtëpërsëdrejti. Ky shërbim ofrohej falas. Mirëpo në rast se angazhoni interpret gjyqësor nga jashtë gjykatës, ata duhet paguar – është i qartë burimi ynë.

Nasip Rexhepi, zëvendës i prokurorit në Prokurorinë themelore në Vranjë, tha për „Vranjske“ se në jug të Serbisë nuk ka probleme që do të ndërlidheshin me mosnjohjen e gjuhëve.

- Në Bujanoc kam punuar një vit dhe aty kam parë se pa marrë parasyshë nëse pala ishte rom, maqedonas, shqiptar ose serb, pala e ka pasë të siguruar përkthyesin, kuptohet me kërkesë të palës – thotë Rexhepi.

Në Gjykatën themelore dhe atë për kundërvajtje në Vranjë, edhe atë në njësitë e saja të ndara në Vlladiçin Han, Bujanoc dhe Surdulicë, nuk ka interpret gjuhësor në mardhënie të përhershme pune, thuhet në përgjigjen që gazetari i „Vranjske“ kishte marrë prej tyre.

Bojan Millenkoviq @Vranjske

Gjykata e lartë në Vranjë nuk ka interpret gjyqësor në mardhënie të rregullt pune, mirëpo i angazhon përkthyesit për gjuhën shqipe, bullgare, angleze, rome, ruse, gjermane dhe italiane.

Bojan Millenkoviq, kryetar i gjykatës themelore në Bujanoc, sqaron se në këtë institucion aktualisht janë duke punuar katër interpret gjyqësor për gjuhën shqipe, „të mjaftueshëm për nevojat e gjykatës“.

Me Kushtetutën e Serbisë garantohet e drejta për përkthyes falas nëse personi në procedurë nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën e cila është në përdorim zyrtar në atë gjykatë.

Në nenin 199 të aktit më të lartë juridik të Serbisë thuhet edhe se „mosnjohja e gjuhës nuk guxon të jetë pengesë për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave“.

Këto dispozita kushtetuese kanë gjetur zbatimin e tyre në jug të Serbisë ku shqiptarët, romët, bullgarët dhe disa pakica të tjera numerikisht më të vogla përbëjnë një numër të konsiderueshëm të popullësisë.

Këto dispozita, thonë në gjyqësorë, zbatohen edhe me azilantët, përkatësisht migrantët ilegal të cilët i arreston policia kufitare me rastin e tentimit të kalimit ilegal të kufirit të Serbisë edhe atë në procedurë te organet kompetente të pushtetit gjyqësor.


Tekstet në kuadër të projektit "Drejtësia në jug" pjesërisht financohen nga donacioni i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Opinionet, qëndrimet dhe konkluzionet e paraqitura në tekste janë përgjegjësi ekskluzive e portalit Info Vranjske dhe nuk shprehin opinionet dhe qëndrimet e Qeverisë së SHBA-së.

Nga Redaksia 12.02.2018 07:38
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.