Interi rikthehet te fitoja pas supergolit të Karamoh (Video)

Nga Redaksia 11.02.2018 19:52

Interi u rikthye te fitorja, pas më tepër se dy muajsh, teksa mposhti Bolognën në shtëpi, me rezultatin 2-1.

Fitore mjaft e vuajtur e zikaltërve, që ‘mbajtën frymën’ deri në sekondat e fundit për t’u gëzuar, pasi Bologna i vuri realisht në vështirësi, ndonëse luajti për rreth 20 minuta me një futbollist më pak, ndërsa në shtesë u ndëshkua edhe Masina, duke e lënë skuadrën me 9 lojtarë.

Me Candrevën në stol, ishte pikërisht Yann Karamoh risia e formacionit të Spallettit dhe pikërisht nga këmbët e tij lindi edhe goli i avantazhit, i shënuar nga Eder vetëm pas 90 sekondash lojë. U duk sikur çdo gjë do të bëhej e lehtë për Interin, por Bologna ruajti qetësinë dhe filloi të shohë drejt sulmit, kur edhe barazoi me Palacion, pas një gabimi të Mirandës në mbrojtje.

Pjesa e dytë u bë shumë më e tensionuar, me tifozët që vërshëllenin vazhdimisht dy kroatët, Perisiç dhe Brozoviç, duke detyruar Spallettin të largojë këtë të fundit, për të hedhur në fushë Rafinhën.

Pikërisht nga kombinimi i brazilianit me Karamoh, 19-vjeçari francez lëshoi një perlë nga jashtë zone dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke ngritur në peshë tifozërinë zikaltër. Djasloshi francez meritoi edhe një ‘Stand Ovation’ të gjatë, kur u largua për t’i lënë vendin Gagliardinit.

Sampdoria vijon serinë e rezultateve pozitive, teksa sot mposhti në shtëpi Veronën, me rezultatin e pastër 2-0. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, kur fillimisht Barreto zhbllokoi rezultatin dhe më pas Quagliarela me 11-metërsh, vulosi rezultatin.

Fitore mori edhe Torino, që mposhti po 2-0 Udinesen, falë golave të N’koulou dhe Belottit, ndërsa Genoa triumfoi 0-1 në transfertën me Chievon, falë një goli të shënuar nga Laxalt në shtesë.

Nga Redaksia 11.02.2018 19:52
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.