ish-Ministri Hyseni: Shkëmbimi i territoreve sjell edhe luftëra të reja
Lokale

ish-Ministri Hyseni: Shkëmbimi i territoreve sjell edhe luftëra të reja

11.Feb.2018 09:55
0
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se ndryshimi i kufijve s'mund të bëhet pa tragjedi dhe humbje të jetëve të njerëzve. Ka thënë se ndryshimi i kufijëve apo shkëmbimi i territoreve pashmangshëm sjell edhe luftëra të reja.

“Historia e Ballkanit është e njohur dhe nuk ka ndodhur në këtë histori që asnjëherë që të bëhet ndryshim kufijsh pa tragjedi civile, pa humbje jetësh deri te luftërat e tmerrshme. Jemi dëshmitarë se çka ka ndodhur me shpërbërjen e dhunshme të ish-Jugosllavisë”, ka thënë Hyseni, të shtunën, për Gazetën Express.

Këto komente ish-kryediplomati i ka bërë pas riaktualizimit të idesë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së thotë se s’ka informacione se një temë e tillë është rikthyer. Por, thotë se duhet punuar për forcim të kufijve e jo për ndryshimin e tyre.

“Nuk jam në dijeni të riaktualizimit të çfarëdo ideje për ndryshime të kufijve apo këmbim territoresh. Sepse Kosova në parim ka mbrojtur qëndrimin që nuk ka ndryshim të kufijve të ish-Njësive Federale Jugosllave dhe ato kanë qenë tetë. Prandaj, konsideroj se çdo tentim ose ide që shkon në tentim të ndryshimit të kufijve paraqet rrezik absolutisht imanent për gjithë rajonin”, ka shtuar ai.

Skender Hyseni komenton edhe idenë se nga kush mund të vijnë ide të tilla.

“Idetë për njëfarë këmbimi të territoreve janë të vjetra. Janë kryesisht ide që kanë ardhur nga avanturierë politikë, të cilët nuk i kanë peshuar sa duhet pasojat karshi përparësive të ideve të tilla”, ka shtuar ai.

Sipas Hysenit, Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit duhet të punojnë për integrim në BE dhe të largohen nga mendësia e vjetra për ndryshim kufijsh. Thotë se vendet e Ballkanit duhet të punojnë në përgatitjen e rajonit për t’u bërë pjesë e BE’së duke liberalizuar kufijtë për lëvizje të lirë.

Përfaqësuesit e rinjë të Erdoanit shpalosën ide në Preshevë
Afro 95% palët i drejtohen serbisht organeve komunale në Bujanoc dhe Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration