Arrihet marrëveshje e koalicionit në Gjermani

Nga RedaksiaR 07.02.2018 11:52

Unioni konservator dhe socialdemokratët arritën kompromisin për krijimin e qeverisë së re gjermane. Merkel fillon mandatin e katërt në një koalicion të ri me bazë të gjerë, nëse baza socialdemokrate e voton marrëveshjen.

Debatet ishin të zgjatura e nuk mjaftuan ditët, por u deshën edhe netët së fundmi që të arrihej kompromisi mes partisë CDU, CSU dhe partisë socialdemokrate. Më në fund të mërkurën bëhet i ditur kompromisi për një raund të ri koalicioni me bazë të gjerë mes konservatorëve dhe socialdemokratëve, raporton DW.

Temat kryesore që kishin ngecur në fund para përfundimit të marrëveshjes ishin mënjanimi i trajtimit mjekësor me “dy klasa”, siç thuhej shpesh nga socialdemokratët, dhe moszgjatja pa fund të kontratave të punën të kufizuara në kohë.

Ndërkohë media të ndryshme njoftojnë se socialdemokratët do të marrin tre poste të rëndësishme ministrore, atë të Ministrisë së Jashtme, Ministrinë e Financave, që deri më tani e kanë drejtuar konservatorët, dhe atë të Punës.

Ndërsa kristiansocialët do të marrin Ministrinë e Brendshme, ku ministër pritet të bëhet kreu i partisë, Horst Seehofer. Konservatorët e CDU do të marrin përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe të Mbrojtjes.

Megjithatë para krijimit të qeverisë pritet vota e bazës socialdemokrate që nuk është shumë entuziaste për një koalicion të ri me CDU e CSU.

 

 

Nga RedaksiaR 07.02.2018 11:52
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.