Tabelat me emrat e rinj pas publikimit në Gazetën Zyrtare

Nga RedaksiaR 07.02.2018 11:50

Procedura për riemërim të autostradës "Aleksandri i Madh" të Korridorit 10 dhe aeroportit "Aleksandri i Madh" në Shkup do të fillojë pas publikimit në NP "Gazeta Zyrtare" për vendimin që për këtë dedikim e solli Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme.

Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) shpjegojnë se pasi të publikohet vendimi, me kërkesë të tyre dhe me buxhet të tyre aktivitetet në terren për heqje të shenjave të tanishme të komunikacionit dhe për vendosje të shenjave të reja do t'i realizojë Ndërmarrja publike "Rrugët e Maqedonisë".

Emri i ri i autostradës do të jetë "Miqësi". Emri i tanishëm "Aleksandri i Madh" përdoret nga korriku i vitit 2008, ndërsa ky emër u caktua me vendim të Qeverisë paraprake.

Nga dhjetori i vitit 2006, madje, gjithashtu me vendim të Qeverisë paraprake aeroporti i Shkupit mori emrin "Aleksandri i Madh", i cili duhet të zëvendësohet me Aeroporti ndërkombëtar Shkupi. Përfaqësues të koncesionerit të aeroporteve të Maqedonisë TAV para pak kohësh deklaruan se bëhet fjalë për çështje politike dhe se do ta respektojnë vendimin.

Ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit, siç publikoi kryeministri Zoran Zaev pas takimit në Davos me kolegun e tij grek Aleksis Cipras është në shenjë të vullnetit të mirë dhe ngrohje të marrëdhënieve me Greqinë.

 

Nga RedaksiaR 07.02.2018 11:50
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.