Syzet e para në botë që filmojnë 360 gradë

Nga RedaksiaR 05.02.2018 14:56

Ndërsa realiteti virtual po bëhet gjithnjë e më popullor, po shfaqen edhe lloje të ndryshme kamerash 360-gradëshe për konsumatorët. Më të veçantat janë një palë syze me kamera të instaluara në skeletin e tyre, që mundësojnë për herë të parë një filmim të tillë tredimensional.

Këto syze mund të ishin fare mirë pasardhës i Google Glass dhe GoPro. “Janë syze me stil tërheqës dhe përmbajnë katër kamera, dy përpara dhe dy prapa”, thotë Adil Suranchin i kompanisë prodhuese, “Orbi”.

 

Rezultati është video tredimensionale me rezolucion 4K. “Këto janë syzet e para në botë që filmojnë në 360 gradë”, thotë zoti Suranchin. Syzet mundësojnë që pajmet të filmohen nga këndvështrimi i saktë i personit, ndërsa duart i ka të lira.

 

“I vendos syzet, shtyp një buton, dhe mund t’i thuash lamtumirë të gjitha paisjeve mbështetëse që duhen për kamerat e sotshme. Secila prej kamerave ka fushëpamje prej 180 gradësh, pra mund të filmoni gjithçka rrotull”, thotë zoti Suranchin.

 

Kompania ka menduar edhe për aspektet e privatësisë, për të cilat shumë njerëz shqetësohen.

 

“Kemi drita sinjalizuese LED, të cilat ndizen kur po regjistrohen pamje, kështu që të gjithë njerëzit rrotull të dinë që po filmohen”, thotë zoti Suranchin.

 

Videoja mund të shpërndahet menjëherë, dhe mund të ruhet në një kartë memorieje. Syzet i rezistojnë ujit, kanë xhama të polarizuar, mund të porositen për 399$, dhe kompania fillon shpërndarjen në muajin gusht. /VOA/

 

Nga RedaksiaR 05.02.2018 14:56
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.