Është një ndër kafetë më të shëndetshme në botë! E dini me çfarë bëhet?

Nga Redaksia 26.01.2018 11:01

Artikujt më të lexuar

Artikujt e ngjashëm

Kafe me kërpudha! Kjo gjë mund të tingëllojë e çuditshme, por ja që ekziston një kafe e tillë, e nxjerrë nga kërpudhat. Njihet jo vetëm për shijen e saj të mirë por edhe për përfitimet shëndetësore që i ofron trupit.

Kafeja përftohet nga ekstrakte të kërpudhave medicinale, të tilla si Cordyceps që bëhen pluhur. Ajo që duhet të bëni është të shtoni në një gotë me ujë të nxehtë pak ekstrakt të kërpudhave pluhur.  Përfitimet shëndetësore të kafesë me kërpudha përfshijnë aftësinë për të nxitur sistemin imunitar, zvogëlimin e stresit oksidativ dhe madje për të ndihmuar në luftën kundër kancerit.

Njihuni me përfitimet shëndetësore të kafesë me kërpudha:

1. Lufton kancerin

Kafeja me kërpudha ofron përfitime shëndetësore të panumërta dhe një ndër më kryesoret është se lufton qelizat kancerogjene. Një studim i vitit 2015 zbuloi se kërpudha chaga, një kërpudhë e përdorur zakonisht për të bërë kafenë e kërpudhave, shfaqte veti anti-kancer.

2. Përmban antioksidantë

Përfitimet shëndetësore të kafesë me kërpudha përfshijnë aftësinë për të siguruar trupin me antioksidantë shërues. Hulumtimet kanë treguar se kafeja me kërpudha përmban substanca anti-plakje edhe më të forta sesa ato të çajit të gjelbër.

3. Zvogëlon stresin

Kafeja me kërpudha ul stresin. Antioksidantë e saj punojnë për të luftuar radikalët e lirë që shkaktojnë dëme në qeliza. Duke reduktuar stresin, kafja e kërpudhave mund të ndihmojë në mbrojtjen e trupit nga sëmundjet kronike, si kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe sëmundja e Parkinsonit, si dhe problemet e syve.

4. Përmirëson shëndetin e mëlçisë

Kafeja me kërpudha përmirëson shëndetin e mëlçisë. Kërpudha Reishi përmban adaptogjene që ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë dhe parandalimin e sëmundjeve të saj.

5. Ndihmon në shëndetin digestiv dhe diabetin

Falë polisaharideve që përmbajnë kërpudhat, përfitimet shëndetësore të kafesë me kërpudha përfshijnë aftësinë për të rritur shëndetin e tretjes. Polisakaridet veprojnë si prebiotikë për të ndihmuar në përmirësimin e funksionit të sistemit të tretjes.

Nga konsumimi i  kafesë me kërpudha përfitojnë gjithashtu edhe diabetikët. Hulumtimet kanë treguar se beta-glucans në kërpudha ndihmojnë në uljen e peshës trupore, në uljen e nivelit të glukozës dhe reduktimin e kolesterolit dhe triglicerideve.

Kafe apo Kafe me kërpudha

Pra, cila është dallimi mes kafesë me kërpudha dhe kafesë normale?
Kafeja normale nuk ofron të njëjtat përfitime shëndetësore. Kafeja me kërpudha përmirëson pagjumësinë, lufton ankthin. Nëse keni nevojë për kafeinë në mëngjes, mund të zgjidhni edhe një filxhan kafe me kërpudha që përmirëson tretjen, shëndetin e mëlçisë dhe lufton sëmundjen e kancerit.  

 

Nga Redaksia 26.01.2018 11:01
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.