Jeta e rëndë grave në periferi të Tiranës, zakonet që nuk janë shkulur (Video)

Nga Redaksia 14.01.2018 14:04

Vetem një orë rrugë larg kryeqytetit, në periferi të Tiranës, jeta e grave është tejet e vështirë.

Pavarësisht se është 56 vjeç, Xhija tregon se kështu ka punuar gjithmonë, si tek familja e saj ashtu edhe tek burri.

“Për femrat janë të gjitha, se burrat nuk mund të lajnë, s’mund të fshijnë. Edhe enët do t’i lash,edhe gjellën do ta gatuash, burri s’mund të gatuaj. Plaku i do aty gati”, rrëfen Xhije Qoku, banore e fshatit Selb.

Në fshatrat Selb dhe Darshen të malit të Dajtit, ujë mungon, ndaj gratë përveçse duhet të gatuajnë , të bëjnë punët e shtëpisë, të dalin me bagëtitë dhe të punojnë tokën,duhet edhe të mbushin ujë, rreth një orë larg .

Zyraja ka ardhur nga Burreli nuse në fshatin Darshen, duke menduar se do të kishte një jetë më të mirë, pa ditur se do të bëhej vetë burre e vetë grua, për të mbajtur familjen.

“Shkoj me lopë, çel lopët, laj shpëlaj rrobat, bëj gjellën kalamajve. Burri se ka qejf fort punët e shtëpisë. Burri, po s’qesh unë në shtëpi, nuk ha bukë për vete”, tha Zyra Ahmeti, banore e fshatit Darshen, raporton TCH.

Varfëria dhe mentaliteti, bëjnë që këto gra të cilat jetojnë në këto zonat periferike të vazhdojnë të jenë në kushte shumë të vështira.

Lumturia, e ndjen veten më me fat se grate e tjera të fshatit, për shkak edhe të problemeve shëndetësore, ajo ka arritur të bëj një kompromis me bashkëshortin.

“Punët e shtëpisë gjithmonë. Edhe në Shkallë tek baba im,bukë e ujë , këto dua të lame, e të shplame. Djemtë janë, por s’më dha zoti një vajzë”, thotë Lumturi Hyka, banore e fshatit Selb.

Për ato familje që kanë djem në moshë martese, ardhja e një nuseje të re duket si një shpëtim, për të përgjysmuar punët.

 

 

Nga Redaksia 14.01.2018 14:04
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.