Maqedonia, ta ruajë apo ta ndryshojë emrin?

Nga Redaksia 14.01.2018 14:00

Me intensifikimin e aktiviteteve diplomatike për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e kontestit për çështjen e emrit që ka Maqedonia me Greqinë, qytetarët e Maqedonisë janë të ndarë sa i përket asaj se a duhet të pësojë ndryshime emri i shtetit, në vazhdën e përpjekjeve për të zhbllokuar procesin e integrimit të vendit në strukturat veri-atlantike.

Qytetarët janë të mendimit se cilado zgjidhje, për të cilën do të arrijnë ujdi strukturat udhëheqëse të shtetit, duhet të ruajë termin “Maqedoni” në brendi, ndërsa zgjidhja duhet të verifikohet me verdiktin e votës së qytetarëve.

“Gjithë këto vite treguan qartë se kompromis duhet të gjendet. Po gjithsesi se ndryshmi i emrit të shtetit duhet të kalojë edhe në referendum, i cili do të ketë karakter më shumë konsultativ, të dëgjohet dhe zëri i qytetarëve, por vendimin duhet ta sjell Parlamenti”, thotë Trajce Jakimovski.

Përderisa Jelica Stojanovska thotë se kompromis duhet të arrijë Maqedonia me Greqinë, por në asnjë mënyrë të pësojë ndryshime emri i shtetit:

“Po, duhet të gjendet një kompromis, por jo në dëm tonin, sepse çdo ndryshim i emrit do të thotë humbje për Maqedoninë”.

Edhe Ana Andonovska pohon se në asnjë mënyrë nuk duhet lëshuar pe për të pësuar çfarëdo ndryshimi emri Republika e Maqedonisë.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhet fjalë që zgjidhja e emrit të nënkuptojë çfarëdo ndryshimi apo shtojce të ndonjë reference. EmrinMaqedoni si shtet ne e kemi trashëguar nga të parët dhe këtë duhet t’ua lëmë si trashëgimi edhe gjeneratave të tjera. Nuk duhet të hapet çfarëdolloj diskutimi për ndryshimin e emrit, madje as përmes referendumit”, pohon Ana Andonovska.

Ndërsa Nukolla Trajcevski thotë se duhet t’i jepet shans shtetit të ecë para përmes zgjidhjes së kontestit ndërmjet dy vendeve, i cili po zgjat më shumë se dy dekada e gjysmë dhe Maqedonia të arrijë të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

“Duhet të organizohet një referendum dhe qytetarët të vendosin nëse ata janë të gatshëm të bëjnë kompromis në funksion të së ardhmes së gjeneratave të reja”, shprehet Nikollovski.

Qytetarët shqiptarë thonë se emri Maqedoni edhe për ta është po aq i rëndësishëm sa edhe për maqedonasit, mirëpo duhet të gjendet një kompromis në funksion të zhbllokimit të procesit të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike dhe hapjes së perspektivës për të rinjtë.

“Për mua është me rëndësi që të ruhet referenca Maqedoni. Çdo shtesë e përcaktimit gjeografik nuk paraqet problem, fundja kësi lloj zgjidhjesh kemi në shumë shtete të botës”, thotë Hajrije Limani.

Edhe Sami Etemi thotë se nuk paraqet problem që të ndryshojë emri i Maqedonisë, mjafton që shteti të fillojë të ecë para, të ketë prosperitet ekonomik megjithëse shprehet pesimist se kjo do të ndodhë:

“Jo s’e kanë ndërmend ta zgjidhin këtë punë…. Politikanët krejt njëjtëvetëm interesat e veta i shikojnë, ndoshta më 2025 bëhet kjo punë”.

Në funksion të zgjidhjes së çështjes së kontestit që ka Maqedonia me Greqinë rreth çështjes së emrit dhe zhbllokimin e procesit të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike, në Shkup do të arrijë gjatë javës së ardhshme në një vizitë dy ditore (mërkurën dhe të enjten)sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Nga Qeveria e Maqedonisë për mediat kanë bërë të ditur se Stoltenberg do të takohet me krerët e shtetit, ministrat, si dhe me disa liderë të partive politike.

Nga Redaksia 14.01.2018 14:00
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.