Lirohet i akuzuari për krime luftë në Kosovë, ministri Jevtiç përshëndet lirimin e tij

Nga Redaksia 13.01.2018 13:14

Bogdan Mitroviç, 74 vjeçari i arrestuar më 28 gusht në Suharëkë për krime lufte në Kosovë është liruar gjatë ditës së djeshme.

Mitroviç ishte arrestuar në vitin e kaluar gjatë një vizite të një grupi të Serbëve në Kosovë në shtëpitë e tyre, transmeton lajmi.net.

Avokati  i tij, Dejan Vasiç, kishte deklaruar se Mitroviç ishte arrestuar nga dëshmia e vetëm një personi nga Kosova duke e cilësuar si të pabazë arrestimin e tij.

Ndërkaq Ministri për Kthim dhe Komunitet në Republikën e Kosoves gjatë ditës së sotme e ka mirëpritur lirimin e të akuzuarit për krime lufte në Kosovë.

Në një intervistë për një medium Serb, Jevtiç ka deklaruar se lirimi i Mitroviç është një lajm i mirë dhe një sinjal se ai nuk duhet të dorëzohet, mirëpo sipas tij kjo nuk nënkupton se nuk do të ndodhin edhe arrestime të tilla në të ardhmen.

“Ne e dinim dhe ishim të bindur që nga fillimi se Mitroviç nuk ishte fajtor dhe ne përshëndesim lirimin e tij, ky është lajmi më i mirë që nga fillimi i vitit të ri, kjo nuk nënkupton që nuk do të ndodhin edhe arrestime të tilla në të ardhmen, mirëpo ne do të punojmë në këtë drejtim që gjëra të tilla të mos përsëritën më” deklaroi Jevtiç për lirimin e të akuzuarit për krime lufte.

Edhe shefi i zyrës për Kosovën në Serbi ,Maro Gjuriq, e ka quajtur hero tashmë të liruarin, Mitroviç.

“Ai është një hero, dhe një person që nuk hoqi dorë asnjëherë nga prona e tij në Kosovë, ai është një shembull për të gjithë ne” deklaroi Gjuriq.

Mitroviç, gjatë ditës së sotme ka mbërritur në Serbi, ku është pritur si një hero. /Lajmi.net/

Nga Redaksia 13.01.2018 13:14
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.