Maqedoni: Parlamenti miraton ligjin për gjuhën shqipe

Nga Redaksia 12.01.2018 09:11

Në Parlamentin e Maqedonisë u votua Ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror.

Të 69 deputetët e pranishëm në sallën plenare votuan pro ligjit, nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërkohë që partia opozitare VMRO-DPMNE duke ecilësuar ligjin si anti-kushtetues e bojkotoi votimin, të gjithë deputetët e saj dolën nga salla plenare në ´kohën e votimit.

Sipas ligjit të miratuar, gjuha shqipe do të përdoret në të gjitha mbishkrimet e institucioneve të nivelit qendror, krahas atyre në pushtetin lokal ku gjithashtu gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës. Gjuha shqipe do të përdoret për herë të parë edhe në qeveri, si në të folur edhe në të shkruar. Përdorim të njejtë të gjuhës shqipe do të ketë edhe në parlament, përfshirë edhe kryesuesin e seancave nëse është shqiptar, por edhe në të gjitha organet e tjera të pushtetit qendror, ndërmarrjet publike, agjencitë dhe drejtoritë.

Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe do të zbatohet edhe në të gjitha tabelat udhëzuese të institucioneve shtetërore.

Gjuha shqipe nuk do të përdoret në bankënota dhe në uniformat e armatës, por partnerët e koalicionit qeverisës kanë arritur marrëveshje që në bankënota të përdoren simbole kulti, që do të reflektojnë edhe ato shqiptare.

Institucionet detyrohen që në afat prej gjashtë muajsh fillimisht t'i ndryshojnë emrat ose mbishkrimet në hyrje të institucionit dhe t'i shkruajnë ato njëlloj në shqip dhe maqedonisht, me madhësinë e njëjtë dhe pamjen e njëjtë. Përveç kësaj, institucionet dhe njësitet rajonale obligohen t'i bëjnë në dy gjuhë edhe vulat e tyre. Një vit nga hyrja në fuqi e ligjit, institucionet duhet t'i zbatojnë ndryshimet tërësisht

 Për ato institucione që nuk do të zbatojnë këto ndryshime ligjore, do të shqiptohen gjoba prej 4 deri në 5 mijë Euro. Ndërsa, ndaj zyrtarëve ose administratorëve që nuk e respektojnë këtë parim do t'u zbritet 30 për qind nga rroga. Zbatimi i ligjit do të kontrollohet nga dy institucione: Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektorati Shtetëror në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Për të implementuar tërësisht dygjuhësinë do të nevojiten afro 2 milionë Euro që tani më janë suguruar nga buxheti i vitit 2018.

Grubi: Me miratimin e ligjit fiton e tërë Maqedonia

Deputeti i BDI-së Artan Grubi thotë se 15 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me votimin e ligjit të gjuhëve është plotësuar marrëveshja paqësore. Grubi i ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar "pro”, por edhe ata të cilët nuk kanë votuar "kundër” ligjit.

"Vlerësoj se ligji është i përkrahur nga të gjitha palët, pasi që të gjithë partitë janë nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit. Pres që opozita ta përkrahë këtë ligj, edhe pse nuk ishin në parlament gjatë kohës së votimit. Me këtë ligj do të fitojë Maqedonia, ndërkaq do të çtensionohen marrëdhëniet ndëretnike, do të mbyllen shumë tema të cilat dalin nga pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit”, thotë Grubi.

Pas miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, me një postim në Facebook është prononcuar edhe deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri.

"Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua në Kuvend. Vend për eufori nuk ka. Sfida të reja na presin të gjithëve”, ka shkruar Zeqiri.

Anëtari i Gjykatës  Kushtetueses Osman Kadriu vlerëson se Ligji për gjuhët që u votua në parlament, është në përputhje me kushtetutën e Reublikës së Maqedonisë. 
”Mendimi im si jurist është se ligji është në përputhje me Kushtetutën dhe normat kushtetuese. Çështja e gjuhës garantohet me Kushtetutë. Me këtë ligj vetëm se parashihet teknika se si të përdoret zbatimi i gjuhës shqipe”, thotë Kadriu.

Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të dekretohet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, i cili në disa paraqitje ka shprehur rezerva ndaj përmbajtjes së tij duke mos e përjashtuar edhe mundësinë e refuzimit të ligjit. Në rast se kjo ndodh, atëherë ligji duhet sërish të kthehet në procedurë parlamentare./Dw/

 

Nga Redaksia 12.01.2018 09:11
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.