Ahmeti: Miratimi i ligjit të gjuhëve, festë e madhe për të gjithë shqiptarët

Nga Redaksia 11.01.2018 19:17

Shkup, 11 janar - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, e cilësoi sot miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, një festë të madhe për të gjithë shqiptarët.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Ahmeti tha se me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve sot u kurorëzua pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001.

"Nga sot, gjuha shqipe është e barabartë me gjuhën maqedonase dhe ky akt i sotëm i deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë paraqet një festë të madhe për të gjithë ne. Nga ky vendim ka fituar Maqedonia dhe të gjithë qytetarët e vendit meqë mbyllet një kapitull shume i rëndësishëm për vendin tonë", theksoi Ahmeti.

Kreu i BDI-së, uron të gjithë kontribuesit për këtë arritje të përbashkët dhe i falënderon të gjithë mbështetësit gjatë gjithë këtij procesi.

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë miratoi sot me 69 vota pro Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Ligji parashikon që veç gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare në vend të jetë edhe shqipja dhe alfabeti i saj. Ligji përmban 25 nene dhe parashikon që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridikë që kryejnë aktivitete publike, gjithë zyrtarët, përveç gjuhës maqedonase të jetë dhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë. 

 

Nga Redaksia 11.01.2018 19:17
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.