Në njëvjetorin e vdekjes, përkujtohet Ramiz Kelmendi

Nga Redaksia 11.01.2018 13:13

Familjarë, miq, shokë e kolegë përkujtuan sot njëvjetorin e vdekjes së profesorit, publicistit e shkrimtarit Ramiz Kelmendi.

Me këtë rast, në një kënd të “Ringsit”, ku Kelmendi kaloi shumë çaste në dhjetë vitet e fundit në kafen e vet të preferuar e me miq e shokë, u vendos edhe portreti i tij në bronz, punim i skulptorit të njohur kosovar Veli Balkçori.

Nën portretin e tij janë gdhendur fjalët “Ramiz Kelmendi – (1930) shkrimtari erudit nga 11 janari 2017 i mungon këtij këndi në “Rings”, të cilin e madhëroi aq shumë vite me praninë e tij”, shkruan Koha.net. Në këtë njëvjetor të vdekjes së Kelmendit, kujtime për shkrimtarin shpalosën miq, shokë e krijues ndërsa u recituan edhe disa poezi kushtuar të ndjerit./ KultPlus.com

 
 

Nga Redaksia 11.01.2018 13:13
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.