Kush i paguan përkthyesit në spitalet zvicerane?

Nga Redaksia 09.01.2018 18:45

Ndërkohë që angazhimi i përkthyesve në spitalet zvicerane po vjen duke u rritur, mbetet e paqartë se kush merr përsipër pagesën për përkthimet e bëra

Dihet se njohja e mangët e gjuhëve të vendit nga të huajt shkakton probleme në të kuptuarit e ndërsjellë në mes të pacientëve dhe stafit mjekësor në spitale.

Gjithmonë ekziston rreziku që një pacient të mos e kuptojë diagnozën ose që një paciente të mos e pranojë një trajtim mjekësor pasi që nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë, thuhet në një kronikë të srf.ch. Për të shmangur këto situata, spitalet angazhojnë përkthyes ose interpretues.

Në shëndetësinë zvicerane gjatë vitit 2016 janë regjistruar afërsisht dyfish më shumë angazhime përkthyesish ose interpretuesish ndërkulturorë se sa në vitin 2008, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye është koha që të gjendet një zgjidhje e përbashkët për financimin e këtyre shërbimeve të përkthimit, ka thënë Daniel Dauwalder nga Zyra Federale për Shëndetësi (BAG).

“Nevoja për veprim në këtë pikë ekziston gjithsesi. Ne po shqyrtojmë aktualisht se si do të mund të rregullohej në mënyrë të unifikuar financimi i shërbimeve të përkthimit në nivel vendi”. Aktualisht kjo çështje rregullohet në mënyra që dallojnë varësisht nga kantoni dhe spitali. Më së shpeshti janë spitalet ato që mbulojnë shpenzimet në fjalë ndërsa pjesërisht në mbulimin e tyre marrin pjesë edhe kantonet.

Në kërkim të një trajtimi të unifikuar mbarëkombëtar tash është bërë temë debati çështja nëse kostoja einterpretimeve duhet të futet në sigurimin bazë si shërbim i mbuluar nga sigurimi shëndetësor ose jo.

Aktualisht, fondet e sigurimit shëndetësor nuk janë të detyruara për të marrë mbi vete këte kosto, transmeton albinfo.ch. Madje ato e shikojnë me sy shumë kritik një ide të tillë. Por, ende nuk dihet se kur BAG do të prezantojë një propozim për financimin e unifikuar, thuhet në kronikën në fjalë.

 

Nga Redaksia 09.01.2018 18:45
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.