Këta janë politikanët kosovarë që nuk mund të udhëtojnë në Amerikë

Nga Redaksia 09.01.2018 12:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është detyruar ta refuzoj ftesën e Komandantit të Gardës Nacionale të Lowa’së të SHBA’së për një ngjarje të organizuar nga ai, pasi nuk ka mundur të pajiset me vizë.

Këtë e ka konfirmuar mbrëmë një zyrtar nga Garda Nacionale në Ajova të SHBA’së, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka anuluar një vizitë të planifikuar për 11 janar në këtë shtet federal amerikan, me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”. Por, kush janë edhe 37 shqiptarët, të cilëve u ndalohet udhëtimi për në SHBA?

Përveç kryeministrit, është një listë e gjatë prej 37 shqiptareve të cilët figurojnë si “persona të rrezikshëm” në listën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Haradin Balaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, janë disa prej emrave te shtetasve nga Kosova që SHBA i konsideron “persona të rrezikshëm” për sigurinë e saj.

Ky urdhër është  nënshkruar nga ish-presidenti, George W.Bush në vitin 2001 dhe ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së nga persona që janë të përfshirë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose ndaj pengesave që mund t’iu bëhen zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në qershor të vitit 2017 e ka vazhduar edhe për një vit këtë urdhër ekzekutiv për emergjencë kombëtare në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë listë i vetmi shtetas nga Shqipëria është Idajet Beqiri. Ndërsa nga Maqedonia rezultojnë Menduh Thaçi, Gafur Adili dhe Nuri Bexheti. 

Në listën e publikuar nga Departamenti amerikan i thesarit në faqen e saj zyrtare në qershor të vitit 2017, përfshihen edhe një sërë kompanish, apo organizatash humanitare kryesisht me karakter islamik, si edhe disa grupime paramilitare, apo lëvizje ushtarake te krijuara që në kohën e luftës në Kosovë e Maqedoni, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Armata Kombëtare Shqiptare etj. /Gazeta Express

Nga Redaksia 09.01.2018 12:29
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.