KKZ:  Akoma pa rezultate preliminare për zgjedhjet lokale në Preshevë, pritet vendimi për rivotim
Lokale

KKZ: Akoma pa rezultate preliminare për zgjedhjet lokale në Preshevë, pritet vendimi për rivotim

09.Jan.2018 12:18
0
Rezultati përfundimtar për zgjedhjet lokale të 24 Dhjetorit në komunën e Preshevës akoma nuk është publikuar për shkak të disa ankesave në komisionin komunal zgjedhorë.

Zeqir Miftari , kryetar i komisionit komunal zgjedhorë i tha Titulli.com se pritet të publikohen rezultatet preliminare ndërsa ato përfundimtare akoma nuk janë gati për shkak të disa ankesave në gjykatën administrative.

“Jemi në mbledhje akoma dhe nuk kemi marrë vendim lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Besojë se gjatë apo edhe ditëve tjera do të mundë të shpëlanin rezultatet preliminare dhe vendose për rivotimin”, u shpreh Miftari për Titulli.com.

Në bazë të të dhënave nga Komisioni Komunal Zgjedhorë ë zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Preshevës më 24 Dhjetor rezultatet janë këto  Alternativa për Ndryshim  5504 vota, Partia Demokratike Shqiptare me 4550, Partia për Veprim Demokratik 1870 vota,  Lëvizja për reforma PDSH me 1490, lista serbe 894  dhe listat tjera shqiptare 964 vota./Titulli.com/

Presheva me rritje në natalitetit, në Bujanoc zvogëlohet?
Nuk ka rivotim më 14 Janar në Preshevë, shpallen rezultatet preliminare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration