Dialogu Kosovë-Serbi, viti 2018 çasti i fundit për formimin e Grupit të Unitetit

Nga Redaksia 09.01.2018 09:16

Viti 2019 pritet të shënojë fundin e dialogut Kosovë-Serbi i cili zhvillohet nën monitorimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel.

Andaj, krijimi i një Grupi të Unitetit e cila ishte iniciativë e presidentit Hashim Thaçi për ta çuar deri në fund këtë dialog, po shihet si diçka tejet e domosdoshme që duhet të ndodhë në 2018-ën. Në të kundërtën, nëse nuk ka unitet rreth kësaj çështje, pasojat mund të jenë shkatërruese për shtetin. Kështu kanë vlerësuar për “Indeksonline” dy analistët Mazllum Baraliu dhe Fatmir Sheholli.

Për Baraliun, tashmë është momenti i fundit që klasa politike kosovare të reflektojë dhe të mos i bëjë gabimet që i ka bërë deri më tani.

“Formimi i një grupi konsensual të unitetit jo vetëm politik por pavarësisht profesional e shkencor të njerëzve me kompetencë, dituri dhe përvojë të mjaftueshme ka qenë imperativ i domosdoshëm që nga fillimi i të ashtuquajturës dialog të proklamuar si teknik – dhe jo për çështje të brendshme. Është çasti i fundit reflektues i klasës politike dhe akademike e institucionale të Kosovës që me konsensus, strategji të përgatitur mirë dhe pa nguti; rrjedhimisht me një platformë të qartë e të gjithëpranueshme, ta pranojnë vazhdimin e dialogut në mënyrë që të mos vazhdohet më me gabimet e gjertanishme, mbase edhe të pariparueshme. Sepse, në të kundërtën, shteti i Kosovës si projekt do të rrezikohet edhe më shumë, për të mos thënë edhe mund të jetë i destinuar në zhbërje dhe shkatërrim për çka Serbia e aleatët e saj po punojnë ditë e natë”, ka thënë Baraliu.

Ndonëse është theksuar se përfundimi i dialogut duhet të përmbyllet me njohjen e Kosovës shtet nga ana e Serbisë, Baraliu është shprehur spektik në këtë drejtim. Sipas tij, Serbia nuk mund ta njohë Kosovën deri sa në Kushtetutën e saj e konsideron Kosovën si krahinë të vetën. Kështu, ai i sheh si joreale deklaratat për njohjen e mundshme të Kosovës shtet nga pala serbe.

“Mendoj se procesi i negociatave me Serbinë në Bruksel do të duhej që në vitin e ardhshëm të përmbyllej sepse nuk ka rezon, as dobi që të zgjasë më tepër se kaq. Mirëpo, prononcimet e disa eksponentëve politikë dhe institucional se dialogu me Serbinë do të prodhojë një të ashtuquajtur traktat paqeje me njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, konsideroj që janë joreale dhe futuriste. Është ireale dhe gati e pabesueshme kur në këto rrethana ku gjendet Serbia; kur në Kushtetutën e saj e ka Kosovën pjesë përbërëse të saj, ta njohë atë si të pavarur. Mendoj se në fund të procesit, do të përfundoj me një akt të stabilizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe me njohje reciproke”, ka deklaruar Baraliu.

Por, ndryshe nga ai është shprehur Fatmir Sheholli, i cili ka thënë se Serbia nuk mund të veprojë ndryshe përveçse ta njohë shtetësinë e Kosovës, nëse do që të integrohet në BE. Sipas tij, dialogu ka ndikuar në rregullimin e marrëdhënieve mes shteteve.

“Viti 2019 duhet patjetër të jetë vit i përmbylljes së dialogut. Së pari duhet të arrihet maksimalisht normalizimi i marrëdhënieve, kurse shteti i Serbisë nëse dëshiron të jetë pjesë e fmailjes evropiane duhet patjetër ta njohë pavarësinë e Kosovës. Dialogu ka ndikuar në normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa finalizimi i këtij normalizimi mbetet të shihet në vitin 2018|, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Sheholli ka thënë se dialogu i ka sjellur të mira Kosovës, në aspektin se i ka ndihmuar të integrohet në disa organizata ndërkombëtare, paralelisht duke treguar se është shtet civilizues dhe demokratik.

Por, kundër deklaratës së Shehollit qëndron Baraliu sipas të cilit ndonëse po zhvillohet dialogu, Serbia po lobon kundër Kosovës. Ai ka përmendur tentimet e Serbisë për ta dëmtuar imazhin e Kosovës, në rastin e kërkesës së tyre drejt disa shteteve për ta tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Ndërkaq, Baraliu ka theksuar dy marrëeshje të rëndësishme të arritura në Bruksel por që nuk janë duke u zbatuar ende, ato janë: menaxhimi i integruar i kufirit dhe ajo për njohje reciproke të diplomave.

Sheholli, në anën tjetër, ka theksuar marrëveshjen për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e shtetit të Kosovës dhe funksionalizimi i institucioneve gjyqësore në veri të Kosovës, si më të rëndësishmet./Indeksonline

 

Nga Redaksia 09.01.2018 09:16
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.