“Gorillat…” libri më i lexuar i vitit

Nga Redaksia 08.01.2018 09:46

Libri i fundit i Veton Surroit “Gorillat që s’i pamë” dhe ai i autorit Kasëm Trebeshina “Një ditë në natën pafund”, janë librat më të kërkuar gjatë vitit 2017 në libraritë e kryeqytetit të Kosovës.

Këto të dhëna janë marrë nga dy libraritë në Prishtinë, ajo “Buzuku” dhe “Dukagjini”

Edon Zeneli nga libraria “Buzuku”, tha se gjatë vitit që po e lëmë pas Surroi dhe Trebeshina ishin dy autorët më të kërkuar edhe në panairin ndërkombëtar të librit në Prishtinë dhe Tiranë.

Kërkesa e lexuesve për këta dy autorë, sipas tij vjen nga fakti se të dy kanë zënë një hapësirë të konsiderueshme mediale, dhe meqenëse janë ndër më të përfolurit,  tek njerëzit zgjohet kurreshtja për librat e tyre.

Zeneli tha se edhe emrat e njohur si Kadare, Kongoli e së fundmi edhe Albatros Rexhaj,  kërkohen aq shumë sa që gjenden në top-5-shen e autorëve më të shitur sa i përket letërsisë shqipe.

Sa i përket letërsisë të huaj, Zeneli tha se nga përkthimet janë zakonisht autorë që fitojnë çmime të njohura siç është çmimi Nobel, përderisa theksoi se nga ky grup autorësh vazhdojnë të jenë më të kërkuarit Svetlana Aleksieviq me librin “Zëra nga Çërnobili”, Matia Senarksoi dhe libri i tij “Busullë”, si dhe Elena Ferantes me triologjinë e saj napoletane.

E libri që ka thyer çdo rekord, duke qenë më i shituri, Zeneli tha të jetë “Unë jam Malala” i Malala Yousafzai.

Rënia e lexueshmërisë në Kosovë, sipas tij është vetëm një tendencë e mediave meqenëse bazuar në shitja e madhe e librave gjatë 2017-s tregon për rritje të numrit të lexuesve. E sikur të kishte rënie të leximit, ai tha se nuk do të kishte kaq botues.

Edhe Erza Mati nga libraria “Dukagjini” tha për KosovaPress se shitjet flasin për një nivel të kënaqshëm të numrit të lexuesve. Ndërkaq theksoi se edhe veprat e autorëve të letërsisë së vjetër vazhdojnë të jenë në mesin e më të shiturve edhe sot.

Krahas kësaj, Mati bëri të ditur se interesimi i qytetarëve për librat vazhdon të jetë i madh për zhanre të ndryshme. Ndërsa shtoi se sapo të publikohen botimet, menjëherë kërkohen nga lexuesit

Ndërkaq, sipas Edon Zenelit nga libraria “Buzuku”, autori më i spikatur në mesin e fëmijëve është David Ëilliams, një autor i cili ka qenë senzacion në tërë botën, por që është shitur shumë edhe në Kosovë me librin e tij “Banda e mesnatës”. Libër i cili vetëm në librarinë “Buzuku” ka ecur diku 150-200 copë, që sipas Zenelit kjo shifër përbën lajm.

Ndërkaq, libraritë e kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit kanë përgatitur kombinime librash me zbritje të kënaqshme për klientët e tyre që kanë pasion leximin, derisa si të tilla janë shfrytëzuar edhe si dhurata për më të dashurit e tyre./KosovaPress/

 

Nga Redaksia 08.01.2018 09:46
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.