Rrahje mes serbëve për \'\'Bozhiq\'\', Vuçiq bën thirrje për qetësi dhe stabilitet

Nga Redaksia 08.01.2018 09:38

Të paktën katër serbë dhe një polic kanë marrë lëndime trupore në disa raste kur një numër i të rinjve serbë janë rrahur mes vete. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një mesazh dërguar serbëve të Kosovës ka thënë se Serbia dëshiron t’i zgjidhë problemet mes serbëve dhe shqiptarëve për të pasur paqe dhe stabilitet të përhershëm, shkruan sot Gazeta Zëri.

Kërshëndellat ortodokse apo “Bozhiqi”, siç e quajnë serbët, nuk kanë kaluar qetë në veri të Mitrovicës.

Një varg rrahjesh në mes të grupeve të serbëve të pjesës veriore të Mitrovicës janë shënuar të shtunën, në natën e “Bozhiq”-it, siç i quajnë serbët kërshëndellat ortodokse. Në dy raste ka edhe të lënduar, kanë bërë të ditur burimet e Policisë në veri të Mitrovicës.

Në mesin e serbëve të veriut të Mitrovicës është parë të shtunën dhe të dielën edhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ndërsa me një mesazh serbëve të Kosovës u është drejtuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Zeri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rrahje në mes të dy grupeve të mëdha të serbëve të veriut të Mitrovicës ka ndodhur në rrugën kryesore “Mbreti Peter I”, në diskotekën “Sfens”.

Policia ka njoftuar për katër persona që kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin e veriut të Mitrovicës.

Një tjetër rrahje në mes të grupeve të serbëve ka ndodhur në kafenenë “Princip”, e cila ndodhet në qendër të qytetit në veri të Mitrovicës. Rrahja ka eskaluar pasi janë përfshirë shumë të rinj. Policia e Kosovës ka intervenuar dhe me atë rast edhe një polic ka marrë lëndime trupore.

Nga Redaksia 08.01.2018 09:38
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.