Dorëheqjet, ‘pastrim’ apo ndarje e Vetëvendosjes?

Nga Redaksia 06.01.2018 10:38

Dorëheqjet, janë bërë forma më e preferuar e zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje pas polemikave, mospajtimeve dhe përçarjeve brenda këtij subjekti politik.

Këto zhvillime, po ndodhin në kohën kur është paralajmëruar edhe mbajtja e kuvendit zgjedhor, nga i cili pritet të zgjidhen kryetari dhe kryesia e re e partisë.

Vetëvendosje, aktualisht është subjekti më i madh opozitar në Kosovë. Ndërkaq për nga numri i ulëseve në Kuvend, prin me 32 vende.

Nga postet e larta drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje tashmë kanë dhënë dorëheqje personalitete të njohura politike nga ky subjekt politik, si ish-sekretari organizativ Dardan Molliqaj, pastaj Aida Dërguti si dhe kryetari i saj, Visar Ymeri dhe nënkryetari Dardan Sejdiu.

Por, me këtë formë të shprehjes së pakënaqësisë nuk po pajtohet Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së partisë se për të gjitha mospajtimet apo dallimet në diskutime, nuk janë të arsyeshme dorëheqjet nga partia.

“Fuqia dhe ndikimi politik i Vetëvendosjes në skenën politike të Kosovës dhe në mbarë shqiptarinë, që ka ardhur duke u rritur, nuk ka ardhur vetëm si pasojë që ne i kemi konceptet e drejta, por edhe për arsye se kemi qenë bashkë gjithmonë dhe kjo është një pjesë e fuqisë sonë”.

“Në momentin që kemi të bëjmë me dorëheqje, kjo nuk i bën mirë as Kosovës as Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca.

Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se nëse dikush e ka dëmtuar Lëvizjen, janë pikërisht aktivistët, të cilët, sipas tij, nuk po dinë të ndalen.

“E nëse mendoni se Lëvizja po ‘pastrohet’, atëherë po ju siguroj që Lëvizjes s'ka me i mbetur pothuajse asgjë sepse ju vet vetë po e bëni bërllok”, ka shkruar ai.

“Për mua”, ka nënvizuar Ismaili, “secili deputet i Lëvizjes vlen njësoj pavarësisht bindjeve edhe klaneve që janë krijuar”.

“Dorëheqjet s'kanë hiç lidhje me puç, e as me etje për pushtet. S'ka as armik të brendshëm, e kopalla tjera që po ju dëgjoj duke i thënë”, ka shkruar Ismaili.

 

Ndërkohë, analisti politik, Imer Mushkolaj, mendon se në Vetëvendosje ka mosmarrëveshje të mëdha mes grupeve të caktuara të cilat janë formuar së fundmi, dhe se këto pakënaqësi janë shpërfaqur në prag të zgjedhjeve.

“Tashmë janë bërë të njohura çarjet pasi kanë të bëjnë me individë të ndryshëm brenda Vetëvendosjes, respektivisht me marrjen e lidershipit të partisë”.

“Por të mos ishte kjo ata do të vazhdonin të funksiononte siç ka funksionuar deri më tani, po besoj se çarjet kanë ardhur duke u zmadhuar në prag të mbajtjes së zgjedhjeve dhe kjo ka bërë që edhe grupet e pavërejtshme brenda Vetëvendosjes të dalin në sipërfaqe dhe të sjellin situatën që e kemi tash”, ka thënë Mushkolaj.

Përplasjet në Vetëvendosje, dolën në sipërfaqe pas publikimit të bisedave private mes disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku kishte edhe shprehje fyese në drejtuar Albin Kurtit.

Në ditën kur kishte dhënë dorëheqje, kryetari i deritashëm i Vetëvendosjes, Visar Ymeri kishte potencuar përçarjet e vitit të fundit në këtë lëvizje dhe, siç ishte shprehur ai, kishte bërë "të pamundurën për të ndikuar në ndaljen e tyre".

Lëvizja Vetëvendosje u themelua në vitin 2004./REL/

Nga Redaksia 06.01.2018 10:38
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.