Samsung prezantoi procesorin e Galaxy S9-ës, Exynos 9810

Nga Redaksia 06.01.2018 09:55

I ndërtuar mbi gjeneratën e dytë të arkitekturës 10 nanometër, Exynos 9810 premton ulje të konsumit të energjisë ndërsa Samsung pretendon dyfishim të performancës për bërthamë dhe 40% në terësi.

Samsung e filloi këtë vit me një procesor të ri për telefonët inteligjentë i cili pritet të debutojë në flagshipët e kompanisë në 2018-ën.

Përveç përmirësimit të performancës, Samsung nuk u shpreh qartë nëse inteligjenca artificiale do të jetë pjesë e këtij procesori.

Kompania identifikon filtrat e gjurmimit të fytyrës dhe sigurinë e shtuar gjatë shkyçjes së telefonit si hapa madhorë, ndërsa për përdoruesit e iPhone X tashmë është realitet falë animoji dhe Face ID.

Exynos 9 9810 padyshim do të jetë pjesë e Galaxy S9-ës. Është i ndërtuar mbi arkitekturën e cila është shndërruar në standard për telefonët Android: katër bërthama performance me frekuencë 2.9Ghz dhe katër bërthama efikasiteti.

Me shumë gjasa Samsung është bazuar në dizajnet e Cortex-A75 dhe Cortex-A55 prezantuar nga ARM në mesin e 2017-ës.

I ndërtuar mbi gjeneratën e dytë të arkitekturës 10 nanometër, Exynos 9810 premton ulje të konsumit të energjisë ndërsa Samsung pretendon dyfishim të performancës për bërthamë dhe 40% në terësi.

Çipi do të ketë një njësi përpunimi më vete për ruajtjen e të dhënave sensitive personale dhe biometrike.

Modemi LTE në brendësi të çipit ka shpejtësi prej 1.2 Gbps.

Siç thamë më lartë ky do të jetë procesori i flagshipit Galaxy S9 por vetëm për disa vende të botës. Kjo do të thotë se krahas Exynos 9810, kompania do të përdorë edhe Snapdragon 845. /PCWorld Albanian

 

 

Nga Redaksia 06.01.2018 09:55
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.