Nëse mishi e ndryshon ngjyrën, a është më i përdorshëm?

Nga Redaksia 06.01.2018 09:49

Qoftë mish i grirë, biftek apo tjetër lloj mishi, ajo që të gjithë duam është që mishi që gatuajmë të jetë i freskët.

 Por, çfarë ndodh nëse mishi ka qëndruar në frigorifer për disa ditë, ose është ngrirë dhe nuk duket më i kuq si më parë? A është ende i sigurt për t’u ngrënë ky lloj mishi, apo duhet ta hedhim atë?
Cilët janë shkaqet pse mishi ndryshon ngjyrën? Nga mishi i kuq tek mishi i shpendëve, ne po sjellim arsyet pse mishi mund të ndryshojë ngjyrë dhe çfarë do të thotë diçka e tillë.

Mishi i kuq

Mënyra se si duket, pa dyshim luan një rol të madh në atë nëse ne e mendojmë një produkt të freskët ose jo dhe në rastin e mishit të kuq, freskia ndoshta barazohet me një ngjyrë të kuqe të ndritshme. Kjo ngjyrë është rezultat i një proteine në mish, të quajtur mioglobin, e cila shndërrohet në oksimioglobin dhe prodhon një ngjyrë të kuqe të gjallë kur bie në kontakt me oksigjenin.

Jo të gjithë llojet e mishit të kuq kanë të njëjtën ngjyrë, edhe pse ngjyra është e ndikuar nga faktorë, si: dieta, seksi, ushtrimi, speciet dhe sidomos nga mosha, e cila mund të bëjë që mishi i prodhuar të ketë ngjyrë më të errët.

Ekspozimi i zgjatur në ajër dhe në dritë e errëson gjithashtu mishin, i cili nga i kuq i ndritshme fillon të kthehet në gri, por është ende i kuq ose rozë nga brenda, ashtu si ndoshta e keni parë të ndodhë me mishin e hamburgerit. Ndryshimet në ngjyrë mund të ndodhin në qoftë se mishi është i ngrirë. Në këtë rast mishi mund të humbasë ngjyrën e tij ose të errësohet.

Mishi i shpendëve

Mishi i shpendëve i papërpunuar, ndonjëherë mund të ketë një hije kaltëroshe në brendësi apo në lëkurën e ndritshme të verdhë, gjë e cila mund të duket e çuditshme. Ashtu si me mishin e kuq, variacionet në ngjyrë lidhen me ndryshimet e shpendëve në dietë, në racë, në ushtrime dhe në moshë. Mishi i shpendëve gjithashtu mund të ndryshojë ngjyrë kur ngrin.

A janë të sigurt kur konsumohen?

Lajmi i mirë është se, edhe në qoftë se mishi ndryshon ngjyrë, gjë e cila nuk mund të perceptohet si e shijshme vizualisht, mishi i kuq apo mishi i shpezëve është ende shumë i mirë për t’u ngrënë, nëse është ruajtur siç duhet në frigorifer dhe nëse konsumohet brenda një periudhe të sigurt kohore (deri në dy ditë për mishin e grirë dhe pesë ditë për llojet e tjera).

Ajo për të cilën duhet të tregoni kujdes, më shumë se sa ngjyra e mishit është aroma e tij. Nëse mishi ka erë të keqe, ose është ngjitës kur e prek, atëherë jinni të vëmendshëm! Lerini shqisat tuaja të jenë udhëzuesit në këto raste!/Shije.al

 

Nga Redaksia 06.01.2018 09:49
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.