Si erdhi interneti në Tiranë dhe cili ishte portali i parë?

Nga Redaksia 06.01.2018 09:39

Ishte viti 1989. Në Universitetin Politeknik i Tiranës (UPT) ndodhi një ngjarje historike: lidhja e parë e Shqipërisë me internetin.

Katedra e informatikës në UPT realizoi një lidhje internet me Universitetin e Pizës në Itali. Ky ishte i pari hap eksperimental që e prezantoi Shqipërinë me revolucionin e internetit.

Megjithatë, interneti komercial në Shqipëri do ta niste rrugëtimin vetëm në vitin 1995, falë një serveri të instaluar nga shoqëria “Infosoft”, por që përfaqësonte një formë elementare të lidhjes. Mesazhet drejt rrjetit grumbulloheshin të gjitha dhe dërgoheshin me intervale të caktuara drejt Italisë, prej nga më pas bëhej shpërndarja përfundimtare.
Në vitin 1996, UNDP mundësoi një server interneti për organizatat jo-fitimprurëse. Por, shpërndarja masive e shërbimit nisi vetëm pas vitit 1997. Fillimisht disa operatorë privatë e më pas “Albtelecom”, përmes shërbimit dial up, ofronin shërbim interneti nëpër banesa dhe zyra.

 

Internet-kafeja e parë në Shqipëri është hapur në vitin 1999 dhe tarifat ishin mjaft të larta, deri në 500 lekë/ora.

Gjatë viteve në vazhdim internet-kafetë do të ishin ndër bizneset më në modë. Numri i tyre u rrit ndjeshëm dhe tarifat gradualisht ranë deri në 100 lekë/ora. Por, deri në vitin 2005 përhapja e internetit ishte shumë modeste. Për shkak të investimeve të pakta, deri në vitin 2005 internetin vlerësohet se e përdornin më pak se 5% e shqiptarëve, shumica në internet-kafe.

Vitet në vijim sollën një rritje me ritme shumë më të larta të përdorimit të internetit. Mbështetur në të dhënat më të fundit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare vlerëson se janë gati 2.2 milionë shqiptarë që përdorin internetin me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme, ndërsa numërohen rreth 280 mijë abonentë me linja fikse.

Domaini i parë, www.upt.al

Shqipëria u pajis me një zonë të vetën domainesh në vitin 1992, me zonën “.al”.

Po atë vit, u regjistrua edhe domaini i parë në këtë zonë. Domaini i takonte Universitetit Politeknik të Tiranës dhe adresa ishte “upt.al”. / SCAN Magazine / KultPlus.com

Nga Redaksia 06.01.2018 09:39
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.