Hurma arabie- Një bombë e vërtetë vlerash dhe vitaminash për trupin tuaj!

Nga Redaksia 04.01.2018 11:17

Hurma është një ndër frutat më më shumë vlera ushqyese, që ju bën dhe të humbisni peshë shpejt.

Sipas një kërkimi shkencor të realizuar nga Spitali i Kërkimit dhe Edukimit Umraniye, është vënë re se pacientët të cilët konsumonin 3 hurma e Arabisë një orë para vakteve ushqimore, konsumonin më pak ushqim, për shkak të reduktimit të oreksit dhe ndjesisë së ngopjes. Nga të dhënat, është vënë re se pacientët në fund të muajit kishin rënë 4 kg.

Duke konsumuar hurma arabe, ka të ngjarë që tek disa persona të mos kenë dëshirë për të ngrënë vaktin. Kjo zgjidhje është mjaft e mirë dhe rekomandohet, pasi hurma i ka të gjitha elementët e nevojshme për furnizimin e organizmit, edhe pse konsumohet në sasi të pakët.

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar asnjëherë se hurmat arabe kanë mjaft kalori. Kjo do të thotë se nuk duhet të konsumoni më shumë se 9 kokrra hurma arabe në ditë. Tejkalimi i kësaj norme mund të bëjë efektin e kundërt. Përveç kësaj, hurma arabe është një produkt me vlera shumë të mëdha ushqyese.

Ajo përmban vitamina A, vitamina B1, vitamina B6, vitamina C, vitamina D, hekur, magnez, sodium, kalcium, zink, squfur, klor, etj. Megjithëse përmban mjaft karbohidrate (në 100 gr hurma arabe gjenden 60 gr karbohidrate), ajo nuk përbën faktor risku për diabetikët, për shkak se përmban vetëm fruktoz.

Edhe pse ka yndyra në përbërjen e vet, hurma arabe nuk përmban aspak kolesterol. Për shkak të përbërjes së saj, hurma arabe parandalon sëmundjet e mëlçisë, tonifikon muskujt, eliminon parazitët, lufton sëmundjet e tiroideve, forcon sistemin nervor, pastron veshkat dhe kanalet urinare, gjallëron aktivitetin e trurit, etj.

 

Nga Redaksia 04.01.2018 11:17
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.