Përfaqësimi i Luginës në Kuvendin e Kosovës domosdoshmëri
Vështrime

Përfaqësimi i Luginës në Kuvendin e Kosovës domosdoshmëri

31.May.2014 16:39
0
Kërkohet që ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë të përfaqësohen në Parlamentin e Kosovës me që prej vitit 1999 nuk kanë patur adresim të mirëfilltë në Parlament, e kjo mundë të arrihet në legjislativin e ri, që do të votohet më 08 qershor 2014. Kërkohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë të jenë më të sinqertë ndaj fatit të tyre duke përzgjedhur përfaqësuesin e tyre në Parlametë. Po ashtu edhe në administratën shtetërore të Kosovës shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës pak kanë prezencë mos me thënë fare në punësim.   [caption id="attachment_123158" align="alignleft" width="200"]Beqir Hamidi Shkruan: Beqir Hamidi[/caption] Punësimi dhe zhvilimi ekonomik është rruga për të ecur pëpara dhe për të siguruar një lloj mirëqenie dhe stabilitet afatgjatë në Kosovë, pasi të gjithë pasurinë dhe kapacitetin intelektual e kanë në disponim për Kosovën. Prishtina vazhdon të mos i trajtojë shqipëtarët e Luginës së Preshevës si qytetarë me të drejta të plota të Republikës së Kosovës. Dhe është më se normale që për sa kohë Prishtina nuk i trajton ata si qytetarë me të drejta të plota, edhe këta e kanë shumë të vështirë të sillen si qytetarë të vërtetë të kësaj Republike duke vënë në diskutim mënyrën e trajtimit të tyre dhe duke kërkuar të drejtat e tyre. Ne duhet të vazhdojmë t`i përgjigjemi me një dinjitet shumë më të lartë se sa Kosova që na ka ofruar mundësinë dhe shqiptarët kudo qofshin ata në Luginën e Preshevës apo në Shqipëri, apo në Maqedoni duhet të ruajmë vlerat e larta demokratike sipas standardeve Evropiane. Kjo nuk është mënyra se si zhvillohet politika Shtetërore dhe kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohen qytetarët apo minoritetet në një vend që pretendon të jetë pjesë e Europës. Lugina e Preshevës është zona më e varfër, më e robëruar, më e lënë pas dore, më e izoluar, andaj duhet të përfaqësohet të paktën me një deputet në Parlamentin e Kosovës. Mjafton të shkoni atje ta shihni se çfarë izolimi u bëhet shqiptarëve të Luginës së Preshevës sepse paqja dhe stabiliteti në rajon dhe sidomos në atë pjesë të Serbisë, fillon nga zhvillimi ekonomik. Të drejtat e njeriut dhe zhvillimi ekonomik janë dy gjërat më të rëndësishme për ata qytetarë të Luginës së Preshevës. Prandaj, hapja e rrugëve, heqja e barrierave, rritja e kontaktit mes popullit shqiptarë do të ishte rruga më e mirë për të ecur përpara ashtu sikurse Europa bëri pas Luftës së Dytë Botërore duke krijuar Komunitetin Ekonomik Europian.   Autori prof.dr. Beqir Hamidi, është kandidat për Deputet në Kuvendin e Kosovës   beqir hamidi      
Bardhyl Osmani (komandant Delta), hero i Luginës!
Çka shkruan lajmëtari i Stambollit në vitin 1899 për Kazanë e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration