Ku punojnë njerëzit më të vjetër se 65 vjeç

Nga Redaksia 31.12.2017 11:37

Një raport i kohëve të fundit i OECD-së zbuloi se norma më e lartë për njerëzit që punojnë mbi 65 vjeç është në Azi

Ka një dallim të madh në normat e punësimit të njerëzve më të vjetër se 65 vjeç në vende të ndryshme të botës. Një raport i kohëve të fundit i OECD-së zbuloi se norma më e lartë për njerëzit që punojnë mbi 65 vjeç është në Azi, e Indonezia është shembulli më i shquar, sepse shkalla e punësimit është 50.6 për qind në kategorinë e moshës 65-69 vjeç.

Kjo shifër është e lartë në vendet e tjera të Azisë, kështu që në Korenë e Jugut norma është 45 për qind, e në Japoni 42.8 për qind. Ndryshe nga Evropa, ku shpërthyen protesta masive kur mosha e daljes në pension ishte shtyrë, pjesa më e madhe e Azisë në fakt dha mbështetje për rritjen e moshës së detyruar të daljes në pension. Arsyet për përkrahjen janë të ndryshme, nga dëshira për të mbajtur një jetë të shëndetshme dhe aktive dhe arsyeja tjetër është financiare, përcjell albinfo.ch.

Zelanda e Re nuk ka një moshë të detyrueshme të daljes në pension dhe është një vend tjetër me një shkallë të lartë të punësimit për të moshuarit, ku 42.6 për qind ende punojnë në moshën 65-69 vjeç. Shkalla është më e ulët është në Australi, ndërsa është 31 për qind në Shtetet e Bashkuara.

Në Evropë, ku u zhvilluan të gjitha protestat, shkalla është ende e ulët. Në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e punësimit për njerëzit e moshës 65-69 vjeç është 21 për qind, ndërsa në Francë dhe Spanjë është vetëm 6.3 për qind, përkatësisht 5.3 për qind.

 

Nga Redaksia 31.12.2017 11:37
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.