Arifi: Presheva pa programe zgjedhore, akuza dhe fyerje (Video)
Lokale

Arifi: Presheva pa programe zgjedhore, akuza dhe fyerje (Video)

19.Dec.2017 15:29
0
Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi duke folur për formimin e degë së partisë së tij në Preshevë tha se është një kohë shumë e shkurtër e themelimit, vetëm dy muaj nga formimi i kësaj dege për të marr ëpjesë fuqishëm në zgjedhjet e 24 dhjetorit.

“Personalisht jam i kënaqur me fushatën që po e bën kryesisht me pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimet të cilat po i mban Partia Demokratike në Preshevë.Dy muaj është një kohë shumë e vogël në krahasim me partitë tjera të cilat kanë me vite përvojë në organizime të tilla”, theksoi gjatë një bisede për Titulli.com, Nagip Arifi.

Sipas Arifit,  kryetari i degës së PD-së në Preshevë dhe pjesëmarrës në zgjedhjet lokale në Preshevë Xhelal Memeti ka dhënë një kontribut shumë të madh gjatë aksionit të ndërtimit të shtëpive e ndihmave sociale dhe humanitare të cilat i ka bërë për Luginën e Preshevës,qytetarët do të dinë ta vlerësojnë punën e tij dhe të këshilltarëve të cilët janë të propozuar për asamblenë komunale të Preshevës.

Ai tha se  partitë politike në Preshevë kinse po  prezantojnë programin e tyre por nuk ka asgjë konkrete  por ka vetëm sulme nga subjektet ndaj një subjekti tjetër dhe të liderëve.

Arifi u shpreh se nuk ka dëgjuar program nga ndonjë parti përveç partisë e ka bërë në letër programin dhe po e prezantojmë.

“Unë bëj apel që me 24 dhjetor qytetarët e Preshevës të votojnë Partinë Demokratike me numër 10 sepse do të votojnë një të ardhme më të mirë për qytetin e Preshevës dhe të Luginës së Preshevës”, deklaroi Arifi./Titulli.com/

Programi i Salihut: Zhvillim ekonomik, dy shkolla të reja, mbështetje familjes shqiptare (video)
Programi i Sinanit: Digjitalizim, zhvillim ekonomik, zonë industriale dhe muzeu etno-kulturor (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration