Programi i Arifit: Kontratë me qytetarët e Preshevës, zhvillim dhe spital rajonal (video)
Lokale

Programi i Arifit: Kontratë me qytetarët e Preshevës, zhvillim dhe spital rajonal (video)

18.Dec.2017 13:13
0
Kryetari i partisë Alternativa për Ndryshim në Preshevë gjatë një bisede me portalin Titulli.com shpalosi programin e kësaj partie me premtimet që ai zotohet se do ti realizoj nëse del fitues në zgjedhjet e 24 dhjetorit.

Arifi tha se partia e tij qytetarëve të Preshevës i ka ofruar një kontratë me 30 zotime të shkruara që ai zotohet se do ti realizoj gjatë periudhës katër vjeçare.

Sipas Arifit një nevojë e madhe e banove të Preshevës është hapja e kufirit Miratoc-Llojan që është edhe një standard i Bashkimit Evropian për lëvizje të lirë.

Zotimi i dytë sipas Arifit është kthimi i Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë ku duhet të punohet për këtë drejtim, dhe zotimi tjetër është ndërtimi i një spitali specialistik në bashkëpunim me komunën e Bujanocit spital rajonal që qytetarët të mos kenë nevojë të enden për shërbime specialistike.

Arifi theksoi se problematika e ujit të pijshëm vetëm se ka fillua të realizohet dhe premton se qytetarët e Preshevës do të kenë më shumë shtypje të ujit gjatë gjithë kohës si dhe ndërtimi i Stacionit të Autobusëve i cili tashmë nuk ekziston.

Perspektiva ekonomike është ndër prioritetet e tona dhe vetëm se investitori i parë po vjen në Preshevë premtim ky i Alternativës për Ndryshim që do të realizohet, theksoi Arifi.

Kryetari Arifi u shpreh se Alternativa për Ndryshim është një parti e cila synon të punojë dhe ti shërbej qytetarit në Luginë të Preshevës në tërësi tani jemi në Preshevë por në të ardhmen do të jemi në komunën e Bujanocit me vizion drejt Bashkimit Evropian.

Për më tepër rreth programit politik shikoni videon:  

Refugjatë nga Afganistani priten në kabinetin e kryetarit Shaip Kamberi
Qendra për Punë Sociale në Bujanoc, planifikon shërbime të reja në vitin 2018
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration