Sot vendimi final i Gjykatës së Hagës për Vojisllav Sheshelin

Nga Redaksia 14.12.2017 10:07

Gjatë ditës së sotme mbetet që Gjykata e Hagës të konfirmojë aktgjykimin apo të tërheqë atë lidhur me nacionalistin serb, Vojisllav Sheshel.

Sheshel akuzohet për kryerjen e krimeve kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës, në Bosnje dhe Hercegovinë, në luftërat e viteve 1990.

Sheshel kishte arritur që të lirohej nga akuzat në mars të vitit 2016, përderisa tani ka kundërshtuar që të jetë i pranishëm në gjykim kështu duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës, transmeton Indeksonline.

“Nuk shkoj dhe nuk lidhem përmes videos. Nuk dua as ta shoh. Nuk kam kohë dhe nuk më intereson fare. Aktgjykimi do të më dërgohet me letër dhe asgjë tjetër nuk më intereson”, ka thënë Shesheli.

Sipas tij, Tribunali nuk mund ta kundërshtojë atë që ka vendosur më parë.
Prokurorët më parë kanë kërkuar nga Gjykata ta shpallin Sheshelin fajtor mbi tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për shkelje të ligjeve të luftës dhe ta dënojnë atë me 28 vjet burgim, ose të urdhërojnë gjykim të ri.

Krimet e dyshuara përfshijnë përndjekjet në baza politike, racore ose fetare, dëbimet, vrasjet dhe torturat.

 

Nga Redaksia 14.12.2017 10:07
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.