Duks: Maqedonia i plotëson kushtet për të filluar negociata me BE-në

Nga Redaksia 07.12.2017 19:11

Maqedonia i plotëson kushtet për të filluar negociata me Bashkimin Evropian. Hungaria çdoherë ka dhënë mbështetje për Maqedoninë për t’i filluar negociatat inkuadruese për anëtarësim, por ky është vendim politik, deklaroi sot ambasadori hungarez në Maqedoni, Ishtvan Laslo Duks, në ligjëratën “Politika e zgjerimit të BE-së nga perspektiva e Katërshes së Vishegradit”, që u mbajt në Kolexhin amerikan në Shkup.

“Procesi i inkuadrimit në BE është afatgjatë. Kroacisë iu deshën shtatë vjet nga fillimi i negociatave. Maqedonia tani më tetë, nëntë vjet punon në realizimin e Kritereve të Kopenhagës dhe edhe pse për arsye politike nuk mund t’i fillojë negociatat, përgatitet për atë proces”, konsideron Laslo Duks.

Sipas tij, nëse vendi e zgjidh problemin me emrin, procesi i inkuadrimit nuk do të duhet të paraqesë problem.

“Pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor të vitit 2016, Katërshja e Vishegradit e inkurajon Qeverinë që të vazhdojë për t’i zbatuar prioritetet reformuese dhe marrëveshjet politike nga viti 2015, për KE-në që të mund ta zgjerojë rekomandimin për hapjen e negociatave. Nëse ndodh kjo, V4 do ta mbështesë fillimin e negociatave inkuadruese. Grupi i Vishegradit e mbështet marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe shpresat për përparim në bisedimet me Greqinë rreth çështjes për emrin, që të mundet Maqedonia edhe formalisht të inkuadrohet në NATO dhe BE”, theksoi Lasko Duks.

Theksoi se Unioni dëshiron të shohë sa më shumë anëtarë të Ballkanit Perëndimor që të përfshihen në të deri në vitin 2025 dhe kjo perspektivë është e mundur, por me rëndësi është që edhe vetë BE-ja ndryshon, ka qindra rregulla të reja që duhet të implementohen që nuk kanë ekzistuar para disa vitesh, që e vështirëson procesin e inkuadrimit.

Ai i thekson reformat në gjyqësi, lirinë dhe sigurinë, si dhe mjedisin jetësor, si kapituj më të vështirë të negociatave dhe nëse në to ka probleme kjo mund t’i bllokojë edhe kapitujt tjerë negociues.

 

Nga Redaksia 07.12.2017 19:11
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.