Dobitë nga konsumimi i arrave braziliane

Nga Redaksia 07.12.2017 19:07

Arrat braziliane janë me plot minerale, vitamina, proteina, yndyra, karbohidrate dhe fibra, andaj konsiderohen si ushqim i dobishëm për shkak të përmbajtjes së lartë të selenit.

Këto janë arsyet pse duhet përfshirë këtë ushqim në menynë tuaj:

Përmirëson shëndetin e zemrës

Arra braziliane posedon sasi të lartë të yndyrave të pangopura, të cilat janë të ndërlidhura me mbajtjen e balancës ndërmjet kolesterinës së keqe dhe asaj të mirë në organizëm dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës, duke eliminuar acidet e rrezikshme nga trupi dhe sistemi kardiovaskular, transmeton KosovaPress.

Ndihmon në ruajtjen e lëkurës dhe problemeve me aknet

Niveli i lartë i zinkut në këtë ushqim mbron lëkurën nga aknet. Vaji i arrave braziliane po ashtu është e pasur me vitamina dhe antioksidues, të cilët ndihmojnë lëkurën. Seleni i jep lëkurës shkëlqim dhe përmirëson elasticitetin e tij, me çka parandalohet plakja e parakohshme, transmeton kp.

Ndihmon në humbjen e kilogramëve Materiet ushqyese si fibrat, proteinat dhe karbohidratet e bëjnë arrën braziliane ushqim kualitativ. Megjithatë, rreth 30 gramë arrë braziliane përmban rreth 200 kalori, dhe këshillohet të limitoni marrjen e saj. Konsumimi i moderuar mund të ndihmojë për dobësim.

Ndihmon sistemin e tretjes

Fibrat lehtësojnë lëvizjen e ushqimit në sistemin e tretjes dhe nxjerrë sa më shumë lëndë ushqyese që është e mundur. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e ulcerave të stomakut, fryrje, dhimbje dhe kushte serioze si kanceri i zorrës së trashë.

Ndihmon punën e sistemit imunologjik

Vitamina C lidhet me selenin dhe zinkun për të stimuluar prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, në mënyrë që organizmi të neutralizojë radikalët e lirë. Kjo ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve kronike, përfshirë edhe kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Nuk rekomandohet konsumimi i më shumë se dy arrave braziliane në ditë.

 

 

 

Nga Redaksia 07.12.2017 19:07
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.