Më mirë të integrohen në punë refugjatët ekzistues se të rekrutohen punëtorë nga jashtë

Nga Redaksia 07.12.2017 08:15

Nëse refugjatët do të mund të integrohen ne tregun e punës, atëherë Zvicra do të ketë më pak nevojë për të rekrutuar fuqi punëtore nga jashtë

Sekretari i Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) Mario Gattiker ka emëruar sot ish ambasadorin special për çështje të migracionit, Eduard Gnesa në postin e të ngarkuarit për refugjatë dhe ekonomi. Gnesa gjatë gjashtë muajve në vijim do të informojë ndërmarrjet private dhe bashkësitë ekonomike zvicerane në lidhje me mundësitë e angazhimit në ekonomi të refugjatëve dhe personave me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, thuhet në një komunikatë të SEM.

Objektivi i kësaj mase të marrë është që edhe kategorive të përmendura të njerëzve t`u ofrohen vende të përshtatshme pune dhe zanati në mënyrë që ata të integrohen në botën e punës në të mirë të dyanshme, shkruan albinfo.ch-

Viteve të fundit është rritur shumë numri i refugjatëve me status të pranuar dhe i atyre me qëndrim të përkohshëm. Shumë prej tyre janë të rinj dhe kanë potenciale profesionale, të cilat aktualisht nuk janë duke u shfrytëzuar sa duhet. Federata dhe kantonet kanë konstatuar nevojën për veprim në këtë drejtim dhe kanë marrë masa plotësuese për integrim profesional të kategorisë së përmendur.

Ndërsa ajo që pritet prej refugjatëve është që të japin kontributin e tyre për të qenë sa më shpejt të përgatitur për tregun e punës dhe të shkollimit, zanatit.

Refugjatët dhe të pranuarit e përkohshëm bëjnë pjesë në potencialin vendor të punës

Por, hyrja në tregun e punës mund të ketë sukses vetëm nëse për refugjatët, të pranuarit e përkohshëm dhe njerëzit tjerë të cilët kanë sukses në integrimin në tregun e punës do të ketë në dispozicion numër të mjaftueshëm të vendeve të punës dhe të zanatit. Sot kjo gjë nuk ndodh, kështu që ajo që duhet bërë është që për këta njerëz të krijohen në një afat të shkurtër vende shtesë të punës dhe të zanatit.

Refugjatët dhe të pranuarit e përkohshëm bëjnë pjesë në potencialin vendor të punës. Nëse ata do të mund të integrohen në tregun e punës, atëherë Zvicra do të ketë më pak nevojë për të rekrutuar fuqi punëtore nga jashtë.

I ngarkuari me punë për refugjatë dhe ekonomi, Gnesa, ka për detyrë që gjatë gjashtë muajve në vijim të informojë ndërmarrjet private dhe federatat ekonomike zvicerane në lidhje me mundësitë e angazhimit në ekonomi të refugjatëve dhe personave me qëndrim të përkohshëm në Zvicër. Pas përfundimit të mandatit 6 mujor do të bëhet një bilanc dhe do të vendoset në lidhje me veprimet e mëtutjeshme.

 

Nga Redaksia 07.12.2017 08:15
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.