“Shekspirotët”, vepra më e mirë e vitit në letërsinë shqipe

Nga Redaksia 07.12.2017 08:12

Ministria e Kulturës ka ndarë sot çmimet e mëdha të Letërsisë, për vitin 2016.

“Vepra më e mirë e vitit e Letërsisë Shqipe” dhe “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”, kanë qenë dy çmimet e ndara sot. “Vepra më e mirë e vitit të Letërsisë Shqipe” për vitin 2016, iu dha shkrimtarit Idlir Azizaj për veprën “Shekspirotët” të shkruar në një zhanër që ndërthur imagjinatën groteske me peizazhin dramaturgjik. Rezultati është një tekst ku thuren me nerv dhe humor të zi në unitet mjedisi i trazuar shqiptar i shekullit XXI me një stil moderniteti.

 

Në ceremoninë e çmimeve kombëtare të Letërsisë për vitin 2016, po sot, përkthyesja Diana Kastrati u nderua me çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”, me “Kanali Musolini” i autorit Antonio Pennacchi.

Pesë shkrimtarë mes tyre dhe emra të rinj kanë qenë kandidatë për çmimet e mëdha të letërsisë që çdo fundviti akordohet nga Ministria e Kulturës.

Juria ishte e përbërë nga Primo Shllaku, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Flutura Açka, Elsa Demo, Bajram Karabolli dhe Lisandri Kola. Më herë kjo juri bëri të ditur emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra më e mirë e vitit të Letërsisë Shqipe” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer” për vitin 2016. / KultPlus.com

 

Nga Redaksia 07.12.2017 08:12
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.