Jevtiq në Serbi fton serbët për t’u kthyer në Kosovë

Nga Redaksia 07.12.2017 08:08

Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës Dalibor Jevtiq ka qëndruar sot në Smederevë, Serbi, dhe atje është takuar me të shpërngulurit serbë nga Kosova, transmeton Koha.net.

Ai, me këtë rast, u ka thënë atyre që të kthehen në pronat e veta dhe Ministria që ai e udhëheq, (Ministria për Komunitete e Kthim) për ta do të krijojë të gjitha kushtet e domosdoshme.

“Qëllimi ynë kryesor është kthimi i çdo familjeje serbe në Kosovës. Për këtë do të insistojmë, për këtë po punojmë. Kthimi duhet të jetë vullnetar, e njëra nga mundësitë është edhe integrimi në mjediset ku ata tash jetojnë, nëse ata dëshirojnë dhe për këtë do të punojmë me qytetet dhe komunat në Serbinë Qendrore në mënyrë që ta zgjidhim këtë problem”, citon “novostionline” të ketë thënë Jevtiq i cili ka e theksuar se të shpërngulurve, nëse kthehen, do t’iu sigurohet kulmi dhe çdo gjë që kanë nevojë.

Ai njëkohësisht ka thënës e se çështja e pronës së uzurpuar do të zgjidhet në mënyrë konkrete

“Problem i pasurisë uzurpuar do të zgjidhet ashtu siç jemi marrë vesh në iniciativën rajonale në Podgoricë në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të qeverive të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Kosovës . do të formohet një panel i posaçëm gjyqësor që do të merret me pasurinë e uzurpuar në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, ka thënë Jevtiq duke theksuar se përmes projekteve konkrete do të sigurohen vende pune dhe ai për ka marrë shembull inicimin e themelimit të kooperativës në Osojan të Istogut duke paralajmëruar hapjen e kooperativave të tjera të ngjashme.

“Në Anamoravë, ku janë të shpërngulurit në Smederevë, do ta formojmë një kooperativë që do të mbulojë këtë territor nga Kllokoti, Parteshi , Ranillugu, Kamenica....kudo që të gjenden, për të punuar bashkë dhe për t’i plasuar bashkërisht mallrat, ka thënë Jevtiq duke shtuar se nuk do të hiqet dorë nga kthimi i të shpërngulurve në Kosovë.

 

Nga Redaksia 07.12.2017 08:08
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.