Google publikoi versionin 8.1 të Android Oreo

Nga Redaksia 06.12.2017 09:57

Gjatë prezantimit të Android Go Edition, Google tha se Android 8.1 Oreo do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme.

Kështu gjigandi i motorit të kërkimit po mban me sukses një premtim të dhënë në Tetor, se Android 8.1 do të mbërrijë për publikun në fund të vitit.

Oreo 8.1 mbërriti për herë të parë si një version eksperimental më 25 Tetor duke sjellë përmirësime të ndjeshme të njoftimeve të shumëfishta si dhe funksione të reja për zhvilluesit.

Versioni i dytë eksperimental erdhi një javë më pas duke u përqendruar tek stabiliteti. Versioni i fundit testues solli diçka të shumëpritur, aktivizimin e motorit të përpunimit të imazheve Visual Core në Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.

Falë këtij të fundit zhvilluesit do të përmirësojnë aplikacionet e tyre për të shfrytëzuar gjithë potencialin e harduerit të telefonëve të Google.

Nga dita e sotme Android 8.1 është i disponueshëm në Pixel 2, Pixel 2 XL, Pixel, Pixel XL, Pixel C, Nexus 6P dhe Nexus 5X.

Google gjithashtu prezantoi zyrtarisht Android Oreo Go Edition. Android Go është dizajnuar specifikisht për sistemet me memorie RAM nga 512 deri në 1GB.

Sipas Google është 30% më i shpejtë në ndezje sesa standardi ndërsa kursen dy here më shumë memorie të brendshme.

Sistemi operativ gjithashtu ka aplikacione të përshtatura si Google Go, Google Assistant Go, Youtube Go, Google Maps Go, Gmail Go, GBoard, Chrome dhe Files Go. /PCWorld Albanian

 

 

Nga Redaksia 06.12.2017 09:57
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.