Rruga e keqpërdorimeve

Nga Redaksia 04.12.2017 09:13

Në emër të mospunës efektive, amortizimit të mjeteve të punës, si dhe për shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj bankave konsorciumi “Bechtel & Enka” përpos mjeteve të parapara me kontratë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit nga Qeveria ka kërkuar edhe 63 milionë euro shtesë, shkruan sot Gazeta "Zëri"

Qeveria e Kosovës pritet t’ia paguajë konsorciumit “Bechtel & Enka” edhe 63 milionë euro shtesë përpos atyre të parapara me kontratë për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit, për shkak të neglizhencës në marrje të vendimeve të Qeverisë së kaluar.

Para pak ditësh përmes një shkrese zyrtare konsorciumi në fjalë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua paguajë këtë shumë të mjeteve në emër të mospunës efektive pa fajin e tyre, në emër të amortizimit të mjeteve të punës, si dhe për shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj bankave, shkruan tutje "Zëri".

Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë se para pak ditësh nga konsorciumi “Bechtel & Enka” ka marrë një kërkesë për pagesën e 63 milionë eurove shtesë për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit për shkak të neglizhencës dhe mosvendimmarrjes së ish-ministrit të Infrastrukturës.

“Ajo që vlen të theksohet është se disa herë kanë komunikuar, janë ulur në tavolinë, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë vendim për riprogramim të vijave buxhetore për t’i shlyer obligimet ndaj kësaj kompanie. Kështu që në shkresën që ma kanë dërguar mua në emër të mospunës efektive, të precizuar me kontratë, për amortizim, për shlyerjen  e obligimeve bankare, për kreditë që i kanë marrë, ata kanë kërkuar nga ne që t’ua paguajmë këtë shumë të mjeteve prej 63 milionë eurove”, ka thënë Lekaj për gazetën “Zëri”...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)

 

Nga Redaksia 04.12.2017 09:13
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.