Ancelotti: Më ka kontaktuar Italia, asnjëherë Milani

Nga Redaksia 04.12.2017 09:09

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se është kontaktuar nga Federata Italiane e Futbollit, por dëshira e tij është të vazhdojë të drejtojë klube futbolli.

Ish-trajneri i Bayernit dhe shumë skuadrave të mëdha evropiane ka thënë se aktualisht futbolli italian ka shumë probleme tjera që duhet t’i zgjidhë.

Luciano Spalletti dhe Carlo Ancelotti gjatë miqësores mes Interit dhe Bayernit në International Champions Cup, e luajtur në National Stadium në Singapor (Getty Images)

“Po, Federata më ka kontaktuar, kam folur me ata. I kam thënë atyre, atë që do t’ju them juve tani, se jam i nderuar se shumë njerëz duan që unë të jem trajner i kombëtares”, ka thënë Ancelotti për spektaklin televiziv La Domenica Sportiva.

“Të jesh trajner i kombëtares dallon me atë të një klub, por unë ende shijojë stërvitjen dhe punën çdo ditore. Dhe futbolli italian ka disa probleme që duhet të zgjidhen”.

“E kuptoj se ka konflikt interesi mes klubeve dhe federatës, ashtu si në Gjermani, Francë dhe Angli, por futbolli italian ka nevojë që tani federata të rrit pushtetin mbu klubet dhe të sjellë rregulla të reja për të përmirësuar situatën”.

“Për shembull, mendoj se Serie A do të përparonte sikur numri i klubeve do reduktohej nga 20 në 18 dhe e di sa ka klube që janë të gatshme të votojnë pro kësaj”.

Por, a do të kthehej Ancelotti në Serie A, për shembull te ish-klubi i tij, Milani?, transmeton Telegrafi.

3 janar 2009: Carlo Ancelotti duke stërvitur skuadrën në Dubai, kjo para fillimit të sezonit të ri (Getty Images)

“Në muajt e fundit jam lidhur me shumë gjëra, si Kroacia, Arabia Saudite, Kina dhe Milan, Por, mund të them se nuk kam folur asnjëherë me drejtorët e rinj të Milanit”.

“Serie A aktualisht është liga më interesante në Evropë, ka shumë konkurrencë, për dallim nga Franca”.

Ancelotti u pyet edhe se a do pranonte punën si trajner i Juventusit në rast se do i ofrohej.

“Të gjithë e dinë se si është e kaluara ime, nuk shkoj në drejtim të kundër ndaj të kaluarës sime. Jam i pëlqyer nga Andrea Agnelli (presidenti i Juves), kjo pasi ai ishte vetëm fëmijë kur isha pjesë e tyre. Siç thash, nuk shkoj në drejtim të kundër me të kaluarën”.

“Ideja ime është të qëndroj kështu deri me 30 qershor. Kam një kontratë me Bayern Munichun dhe dua ta respektoj. Por, kjo nuk është një çështje pasi Italia nuk ka ndonjë angazhim deri në qershor për fat të keq”.

“Thjesht mendoj se Federata Italiane e Futbollit duhet të zgjidhë disa çështje tjera para se të punësojë trajner të ri. Nuk kam probleme me Tavecchio, nuk kam folur me atë direkt, por u kontaktova nga figura tjera të federatës”, shtoi për fund Ancelotti.

Vlen të theksohet se Giampiero Ventura u shkarkua pasi nuk arriti të dërgojë Italinë në Kampionatin Botëror 2018. /Telegrafi/

 
 
 
 
 

Nga Redaksia 04.12.2017 09:09
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.