Deri -23 gradë në Zvicër

Nga Redaksia 04.12.2017 08:41

Mëngjesin e të dielës pothuajse në gjithë Zvicrën ka mbretëruar një mot me ngrica. Kjo, sigurisht ka qenë më e theksuar në zonat e larta dhe malore. Temperatura më e ulët sot, ka qenë minus 23.4 gradë celsius, e regjistruar në Buffalora, në Offenpass të Kantonit Graubünden, njofton SRF-Meteo.

Por kjo temperaturë nuk ka qenë njëherësh më e ulëta e shënuar deri tash në këtë stinë. Në Jungfraujöch, një javë më parë është regjistruar një temperaturë për 0.3 gradë më e ulët (minus 23.7 gradë), transmeton albinfo.ch. Ndërsa në mëngjesin e sotëm, në pikën e përmendur ka qenë “vetëm” minus 21 gradë celsius, shkruan albinfo.ch.

Por afërsisht kaq ftohtë ka qenë edhe në fshatin La Brevine që ndryshe quhet edhe “Siberia e Zvicrës”. Me minus 22.8 gradë, ky fshat në mëngjesin e sotëm ka qenë vendbanimi më i ftohtë në Zvicër.

Mot mjaft i ftohtë ka mbretëruar mbrëmë dhe paraditen e sotme edhe në Tiçino, të njohur si “tarracë diellore” e Zvicrës. Në Megadino , temperaturat janë ulur deri në minus 7.5 gradë.

Sipas SRF Meteo shkak për këto temperatura të ulëta ka qenë nata e mbrëmshme që ka qenë e kthjellët.

Nga Redaksia 04.12.2017 08:41
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.