Snapchat vjen me risi që nuk i keni pritur

Nga Redaksia 04.12.2017 08:13

Pjesa “social” rikthehet në plan të parë me mesazhet dhe historitë e miqve, të ndara nga seksioni i dedikuar për përmbajtjen media dhe krijuese.

Ky është çelësi i ndryshimit të fytyrës së Snapchat, aplikacioni i lindur për të dërguar foto e video 24 orëshe që tashmë fokusohet tek ringritja pasi është mposhtur prej muajsh nga rivalët si Instagram.

Numri një i shoqërisë Snap, Evan Spiegel, rrëfen në një video prej 60 sekondash në YouTube ndryshimet.

“Sot e bëjmë Snapchat më personal. Një nga kritikat sot për rrjetet sociale është se vendosin bashkë fotot dhe videot e miqve me përmbajtjet e editorëve, krijuesve. Por miqtë nuk janë thjesht “përmbajtje”, por është lidhja me ta”, thotë Spiegel, transmeton Top Channel.

Tashmë bisedat dhe Storie të miqve do të jenë në të djathtë të fotokamerës së Snapchat, ndërsa Storie të editorëve, autorëve do të shfaqen djathtas. Mes të rejave është edhe faqja më dinamike “Miqtë”, që do të tregojë kontaktet në bazë të mënyrës së ndërveprimit me të tjerët në platformë, një farë funksionimi i fuqizuar i “miqve më të mirë”.

Ndërsa faqja e re Discover, do të jetë frut i miksimit të teknologjisë së ndërhyrjes njerëzore, përmbajtja do të aprovohet nga një skuadër personash realë, ndërsa propozimet e tyre për përdoruesin do të personalizohen përmes një algoritmi.

 

Nga Redaksia 04.12.2017 08:13
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.